E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti antidhunë, pranë dështimit

Ideja
Ofrohen pagesa minimale për avokatë e psikologë

Bashkia dhe PNUD kanë nisur zbatimin e projektit “Përgjigje e koordinuar e komunitetit kundër dhunës në familje”, që ka si qëllim të ndërtojë një bashkëpunim komunitar me aktorët e përfshirë në luftën kundër dhunës përmes mbështetjes së disa shërbimeve në komunitet. Projekti prej 31 milionë lekësh synon të mbështesë një OJF për ofrimin e shërbimit të mbështetjes ligjore për viktimat e dhunës, këshillim psiko-social nga psikologia, linjë telefonike 24-orëshe, transport për rastet emergjente që kërkojnë shoqërim në polici a spital, pagesë për ushqim dhe veshje për rastet emergjente, si dhe pagesën e strehimit për raste të veçanta. Po në termat e referencës për përzgjedhjen e OJF-së që do të përzgjidhet për ofrimin e shërbimeve bie në sy fakti se projekti do të financohet për 9 muaj e gjysmë dhe se pagesa për avokatin dhe psikologen është planifikuar 10 mijë lekë në muaj. Kjo mbështetje financiare duket se do të krijojë një handikap të madh në OJF-të që do të aplikojnë për të dhënë këto shërbime që konsiderohen jo të kënaqshme për të ofruar shërbimin 24-orësh që kërkohet dhe trajtimin specifik që kërkojnë viktimat e dhunës në familje. Më 12 shkurt mbyllet afati i dorëzimit të aplikimeve, po të gjitha gjasat janë që OJF-të me ekspertizë në këtë fushë do t’i shmangen aplikimit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›