Propozimi: Akademia e Shkencave do ti raportojë një herë në vit qeverisë

Tiranë, 10 shkurt, NOA Akademia e Shkencave do
të raportojë me detyrim pranë Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministrit për
punën e saj vjetore.
Një fakt i tillë përmbahet në ndryshimet e përgatitura
prej ekspertëve të qeverisë brenda projektligjit Për disa shtesa në ligjin nr.
9655 datë 11.12.2006, Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, i
ndryshuar.
I miratuar nga ministrat në mbledhjen e sotme
të qeverisë, në një ndër nenet e tij ai përcakton konkretisht që brenda datës
15 dhjetor të çdo viti, Akademia e Shkencave të japë informacion për
veprimtarinë e saj vjetore pranë Këshillit të Ministrave ose kryeministrit.
Ndër të tjera, një nen që i shtohet këtij
projektligji, është edhe ai që parashikon se akademikët e asociouar do të
përfitojnë një shpërblim mujor në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të
Ministrave.
n.e/NOA