E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i ri, klinikat dentare nuk do të bëjnë më reklamë



Emanuela Sako

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregulla të reja për shërbimin stomatologjik privat në vend. Kështu, në synimet e saj kërkohet që të mos kryhet reklamimi në mediat vizive të ambienteve të brendshme dhe mjekëve në klinikat dentare private. Pas një diskutimi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, specialistët e ministrisë e kanë paraqitur në diskutim këtë pikë për të cilën kërkojnë hartimin e një ligji të plotë. Specialistët e Ministrisë së Shëndetsisë kërkojnë mosreklamimin e ambienteve sepse qytetarë mund të udhëhiqen vetëm nëpërmjet asaj çfarë mund të shikojnë në mediat vizive, por mund të ndodh e kundërta. Një klinikë mund të mos përmbushë kushtet higjienike apo profesionale të stomatologëve dhe kjo bën që qytetarët të drejtohen në këto klinika pa e ditur se si është gjendja dhe profesionalizmi në këtë klinikë. Specialistët kërkojnë që të bëhen reklamat në televizione, por duhet që të jepet vetëm adresa dhe jo ambientet. Në nenin 6 të projektligjit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë për shërbimin stomatologjik, është parashikuar që publicitet e ndryshme që kryejnë subjektet stomatologjike duhet të jenë sa më transparente dhe të sakta. Kjo pikë është vendosur duke ju përgjigjur kështu shqetësimeve të ngritura si nga specialistët stomatologë ashtu edhe nga grupet e interesit për abuzime të ndryshme që kryhen me një të drejtë të tillë.
Shkollat
Shërbimi stomatologjik është futur në të gjitha shkollat publike, por nuk ekziston në ato private. Duke parë situatën, Ministria e Shëndetësisë kërkon futjen e këtij shërbimi edhe në shkollat jopublike. Kështu, duke u përshtatur me rregullat, specialistët propozojnë që shkollat mund ta zgjidhin mes tyre këtë çështje. Sipas tyre, mund të ketë një bashkëpunim ndërmjet 3-4 shkollave dhe të punësojnë një stomatolog për problemet që mund të kenë nxënësit, sidomos me skorbutin.
Projektligji
Projektligji i propozuar parashikon ndryshime të rëndësishme të lidhura me detyrimin që ka shteti për të përballuar financiarisht trajtimet stomatologjike të grupmoshave apo kategorive të përcaktuara me ligj apo me akte nënligjore. Po kështu, projektligji parashikon detyrimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e stomatologjisë për t’u licencuar. Duke pasur parasysh se shumë subjekte punojnë duke mos pasur licencë, tashmë do të bëhet identifikimi i të gjithë personelit që ushtron aktivitetin në fushën e stomatologjisë, duke përfshirë profile të reja të kësaj fushe. Një tjetër hap i rëndësishëm që është vendosur nga ekspertët është futja shërbimit shëndetësor stomatologjik në institucionet arsimore, si dhe përcaktimi për mënyrën e ofrimit të urgjencave stomatologjike.
Mbikëqyrjen e shërbimit shëndetësor stomatologjik nga Inspektorati shëndetësor stomatologjik. Në këtë projektligj parashikohen kundravajtjet administrative të tilla si, ushtrimi i aktivitetit shëndetësor stomatologjik pa licencën përkatëse, sipas këtij ligji si dhe ofrimi i shërbimit në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në nenin 6 të këtij ligji është parashikuar që publicitet e ndryshme që kryejnë subjektet stomatologjike duhet të jenë sa më transparente dhe të sakta. Projektligji i propozuar parashikon ndryshime të rëndësishme të lidhura me: Detyrimin që ka shteti për të përballuar financiarisht trajtimet stomatologjike të grupmoshave apo kategorive të përcaktuara me ligj apo me akte nënligjore.
Po kështu, me detyrimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e stomatologjisë për tu licencuar.
Një pikë kyçe në këtë projektligj është edhe Identifikimi i të gjithë personelit që ushtron aktivitetin në fushën e stomatologjisë, duke përfshirë profile të reja të kësaj fushe.
Projektligji synon disa masa për shërbimin shëndetësor stomatologjik në institucionet arsimore. Në bazë të tij, do të bëhen përcaktime për mënyrën e ofrimit të urgjencave stomatologjike si dhe mbikëqyrja e shërbimit shëndetësor stomatologjik nga Inspektorati Shëndetësor Stomatologjik.

2 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›