E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, paga minimale shkon 21 mije leke

Blerina Hoxha
Qeveria tenton te rrise kufirin e pages minimale pertej tradites historike. Nje propozim i Ministrise se Financave qe pritet te kaloje ne qeveri por qe dje eshte diskutuar ne Keshillin Kombetar te Punes parashikon nje rritje te pages minimale nga 18 mije leke qe eshte aktualisht ne 25 mije leke. Gjate kater viteve te shkuara paga minimale eshte rritur me 1 mije leke ne vit duke arritur ne nivelin aktual 18 mije leke, nga 14 mije leke qe ka qene me 2006. Mirepo propozimi i ministrise se Financave ka ndeshur ne rezistencen e forte te biznesit, pasi sipas tyre, kjo do te krijonte nje kosto mjaft te larte per shpenzimet e sigurimeve. Nga ana tjeter vendimi i qeverise per pagen minimale synon rritjen e kontributeve per sigurimet. Burimet nga ministria e Financave njoftojne se, qeveria synon qe me kete politike te permiresoje minimumin jetik te vendit dhe te nxjerre nje pjese te ekonomise nga informaliteti, pasi shume biznese deklarojne sigurimet me page minimale nderkohe qe japin pagesa reale me te larta. Por me te prekur ne kete rast duket se, jane bizneset e fasonit te cilat, realisht japin paga shume te ulta mujore se, ajo qe ka ndermende te percaktoje qeveria. Perfaqesuesit e biznesit ne bllok e kane vleresuar te larte kete page mbi te cilen me pas llogariten edhe taksat e punes. Propozimet e biznesit kane qene qe paga te mund te rritet deri ne 19 mije leke. Duke qene ne proces negocimi ende nuk eshte percaktuar se sa do te jete paga minimale, por pjesemarres ne kete mbledhje thane se mbase do te jete e mundur per t'u gjetur nje shifer mesatare mes propozimeve te te dy paleve. Me kete mendohet qe paga minimale te vendoset se paku 22 mije leke. Mirepo shifren perfundimtare per kete qellim pritat ta miratoje qeveria ne mbledhjen e radhes te ketij muaji. Eshte bere zakon tashme qe ndryshimet per pagen minimale te behen gjate muajit maj. Ndryshimi i pages minimale duket se do te jete nje politike qe qeveria do te ndjeke ne vijimesi me synim plotesimin e standardeve evropiane te rrogave ne sektorin privat. Gjithashtu me kete mase synohet garantimi i pensionit te pleqerise ne nivele te pranueshme ne te ardhmen.

Vitet paga minimale

1995 3,400
1996 4,400
1997 4,400
1998 5,800
1999 6,380
2000 7,000
2001 7,580
2002 9,400
2003 10,060
2004 10,080
2005 11,800
2006 14,000
2007 16,100
2008 17.100
2009 18.100
2010 2100 *

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›