Projekti, pallatet e Fierit me ngjyrat e Apolonisë
Që prej shtatorit qyteti i Fierit do të ndryshojë “fytyrën” e tij.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Fasadat e pallateve të bulevardit kryesor “Jakov Xoxa”, të këtij qyteti do të rikonstruktohen dhe rehabilitohen në një investim, faza e parë e të cilit, pritet të fillojë në muajin shtator. Rreth 1 milion dollarë do të kushtojë faza e parë e projektit, i cili është një bashkëpunim i Bankës Botërore dhe bashkisë së Fierit. Ndërsa bëhet e ditur se për zbatimin total të projektit shuma mund të shkojë deri në 10 milionë dollarë. Kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj, ka deklaruar se ky investim do të sjellë jo vetëm një pamje më tërheqëse për ambientet e jashtme që tregojnë imazhin e një qyteti, por edhe për vetë banorët që jetojnë në këto pallate. “Nuk është fjala vetëm për një arkitekturë ndryshe, por për shumë më tepër. Ky projekt pritet të sjellë një impakt të dukshëm dhe cilësi të jetesës së banorëve. Kjo nismë merret pikërisht për t’u siguruar qytetarëve ambiente të bukura si dhe për t’i dhënë një imazh ndryshe bulevardit kryesor”, është shprehur Zeqaj. Gjithashtu kryebashkiaku ka sqaruar se, kjo është vetëm faza e parë e investimit. “Nuk do të jetë vetëm kaq investimi ynë i mbështetur nga Banka Botërore. Ky projekt parashikon të investojë rreth 10 milion dollarë nga të cilët faza e parë do të zërë shumën e 1 milion dollarëve dhe pastaj do të bëhen shqyrtimet e nevojshme për fazat e tjera në vijim”, ka deklaruar ai. Problemi i fasadave të prishura dhe të shkatërruara është lehtësisht i verifikueshëm në këtë qytet. Sipas banorëve, amortizimi total i pjesës së jashtme të këtyre ndërtimeve ka ulur edhe vëmendjen e blerësve. Bëhet e ditur se dëmtimi i anëve të jashtme të pallateve ka dëmtuar edhe muret e brendshme pasi ka sjellë lagështi. Sipas kryetarit të bashkisë, ndryshimi i fasadës së pallateve ka parashikuar ndërhyrjen në gërryerje të suvasë së vjetër dhe bërjes së suvasë së re të mbështjellë me granil. Specialistët kanë menduar që brenda këtij zëri të futen edhe veshje termoizoluese. Ndërsa ende nuk është vendosur nëse do të bëhet lyerja me një ngjyrë apo me disa, por sipas Zeqajt ka të ngjarë që të jepet ngjyrë e ekipit të Apolonisë. Ky projekt ka parashikuar dhe ndryshimin e fasadave të lokaleve në katet e para, por kjo e fundit mendohet të kryhet në bashkëpunim me vetë pronarët e lokalit. E gjithë sipërfaqja e zënë nga ndërtimet në bulevardin kryesor është rreth 60 mijë metra katror.