Olldashi i kërkon Ramës unazën e Tiranës, vazhdon lufta për shiritin e inaugurimit

>Ministri i Transporteve: Bashkia e Tiranës nuk i ka fondet për ndërtimin e Unazës
Në kuadër të debatit që ka përfshirë qeverinë me bashkinë e Tiranës përsa i përket problemit të unazës së madhe të Tiranës, ka reaguar MPPTT, nëpërmjet ministrit Olldashi. Pwr dy ditw rresht, ministri Olldashi, ka ftuar kryebashkiakun Rama që të dorëzojë projektin e unazës së madhe, pasi sipas premtimit të bërë nga qeveria kjo unazë do të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit. Kjo deklaratë e Olldashit është një kërkesë e ripërsëritur në drejtim të bashkisë së Tiranës, e cila vazhdon të ruajë me kokëfortësi idenë e ndërtimit nga ana e saj të kësaj unaze. Sokol Olldashi, rikonfirmoi dje gatishmërinë e qeverisë për të ndërtuar Unazën e Madhe të Tiranës, për të cilën ka kërkuar nga Bashkia vënien në dispozicion të projektit. Po presim përgjigjen e tyre, e cila shpresoj të jetë pozitive, në mënyrë që të fillojë menjëherë puna,-ka thënë ministri Olldashi, ndërsa shtoi se,- është më mirë për qytetarët shqiptarë, që Unaza e madhe e Tiranës të fillojë sot dhe të përfundojë brenda vitit, sesa të presë deri në vitin 2012". Ministri Olldashi sqaroi se , qeveria ka fondin në dispozicion, qoftë për shpronësimin, qoftë për ndërtimin e saj, ndaj është më mirë që t'a dorëzojnë projektin, pasi të lësh kryeqytetin pa Unazë edhe për 3 vjet, nuk është ndonjë gjë fort e mençur". Ndërkohë që bashkia e Tiranës nuk pranon të japë këtë projekt nën arsyetimin absurd se do e ndërtojë vetë. Në fakt, po të vihet re me vëmendje gjithë kjo lojë si macja me miun midis Berishës me Edi Ramën mesa duket po kthehet në një luftë për kapital politik, ku palët duan të presin shiritat e inaugurimit të kësaj unaze për të mashtruar qytetarët në këmbim të votave të tyre.
"Unë i kam dërguar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z.Rama që të vërë në dispozicion të MPPTT projektin e zbatimit të Unazës, të segmentit nga Ura e Shkollës Teknologjike deri në kryqëzimin te rruga e Elbasanit, pasi ky projekt nga të gjithë konsiderohet i domosdoshëm për të çliruar Tiranën nga trafiku", deklaroi ministri Olldashi gjatë një konference për shtyp. Duke e konsideruar këtë si "projekt i madh infrastrukturor" ministri Olldashi u shpreh se "ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vërtitet prej kohësh si objektiv për Tiranën, por që nuk është realizuar deri më sot, pasi kjo Bashki nuk i ka fondet për ndërtimin e saj".Më tej, ai shtoi se MPPTT ka gati fondet dhe është në dispozicion të Bashkisë për t'a ndihmuar në këtë projekt, me qëllimin e mirë që ky të realizohet sa më shpejt. "Prej 22 ditësh nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare, kemi marrë vetëm gënjeshtrat sistematike të Bashkisë që ne të mbarojmë shpronësimet, ndërkohë që ne e kemi mbyllur fazën tonë dhe gënjeshtrën tjetër që ndërkohë Bashkia i ka fondet, ndërkohë që Bashkia nuk i ka ato", vijoi Olldashi.
Duke i kërkuar kreut të Bashkisë të bëjë publike fondet dhe burimet për to, ministri Ooldashi e ftoi atë të dorëzojë projektin në mënyrë që të fillojë puna, pasi sipas tij, " askush nga banorët e kryeqytetit nuk i ka borxh Bashkisë një vonesë 3 vjeçare për këtë projekt madhor". Lidhur me shpronësimet, kreu i MPPTT-së deklaroi se "procedura për shpronësime është e miratuar që në qershor të vitit 2008, me një vendim të komisionit të shpronësimeve dhe nga ky moment të gjitha detyrimet e MPPTT për të paguar vleftën e shpronësimeve quhet e ezauruar", duke shtuar se "tashmë është vetëm çështje pagese".
Në këtë drejtim, ai shtoi se në momentin që fillon realizimi i projektit ne paguajmë qytetarët për vlerën që i përket në bazë të një vendimi të marrë tashmë prej 7-8 muajsh nga komisioni i shpronësimit. Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka deklaruar se i ka fondet e nevojshme për të ndërtuar këtë projekt dhe se ndërtimi i Unazës së Madhe do të përfundojë në vitin 2012.