Kontrolli, konfiskohet mall me vlerë 350 milionë lekë në 80 tatimpagues
16/12/2011 Tatimet zbulojnë bilance të rreme dhe nisin investigimin për çmimet në tregje
Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve konfiskoi në dhjetor 350 milionë lekë mallra në rreth 80 tatimpagues të mëdhenj dhe VIP-a, ndërsa një pjesë e tyre i kanë kaluar për hetim organeve të Prokurorisë. Kontrolli është ushtruar në rreth 1 mijë biznese dhe tatimorët kanë zbuluar se në disa prej kompanive ushtrohet veprimtari jo në përputhje me legjislacionin tatimor, si diferenca në inventar dhe deklarime të rreme të bilanceve ekonomike të tyre. Mallrat e konfiskuara janë mallra ushqimore, materiale ndërtimi, birra, pije freskuese, mobilie e prodhime druri. Gjithashtu janë bllokuar dhe konfiskuar 30 subjekte me aktivitete të ndryshme të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Gjatë kontrollit janë vendosur rreth 2 milionë lekë penalitete në 15 tatimpagues, të cilët nuk lëshonin kupon tatimor apo nuk kishin të instaluar pajisjet fiskale, rreth 50 lloje artikujsh të konfiskuar në sasi të konsiderueshme pasi qarkulloheshin pa faturë tatimore. Strukturat e Drejtorisë të Hetimit Tatimor, në të gjitha qytetet kryesore të vendit gjatë muajit dhjetor kanë shtuar vëmendjen, për arsye të rritjes së aktivitetit dhe qarkullimit të mallrave, për shkak të festave të fundvitit. Administrata Tatimore po monitoron dhe investigon çmimet për këtë periudhë festash për të mos lejuar rritjen abuzive të tyre.