E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligje te miratuara Mbledhja e Këshillit të Ministrave që filloi sot në orën 18.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua me tematikë: "Përshtatje e legjislacionit kuad

Projektligje te miratuara
Mbledhja e Këshillit të Ministrave që filloi sot në orën 18.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua me tematikë: "Përshtatje e legjislacionit kuadër në fushën e mbrojtjes, energjetikës, etj".

Tregu i Energjise do te liberalizohet. Keshtu vendosi Qeveria ne mbledhjen e sotme. Me ligjin e ri per Energjine, i cili bashkon dhe zevendeson dy ligjet ekzistuese, u hapet rruga prodhuesve dhe shperndaresve private qe te investojne ne Shqiperi, por u krijohet edhe nje mundesi shume e madhe konsumatoreve te energjise ta zgjedhin vete burimin e furnizimit. Kjo mase favorizon, jo vetem qytetaret, por edhe firmat e medha prodhuese, te cilat do te kene mundesi per te patur vazhdimisht energji.
Shtesa per pensionin e reduktuar ne Ligjin per pensionet eshte nje tjeter vendim i rendesishem i Keshillit te Ministrave, qe do te shmange bomben sociale qe mund te sillte ligji i vjeter.
Projektligje te tjera te rendesishme jane miratuar, per sherbimin ushtarak etj.
Me poshte po ju dergojme te gjitha projektligjet e miratuara ne mbledhjen e sotme.

U miratua projektligji "Për sektorin e energjisë elektrike".

Qëllimi i këtij projektligji është sigurimi i kushteve për furnizimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, nëpërmjet funksionimit të frytshëm të një tregu të energjisë elektrike, zgjerimin dhe forcimin e Entit të Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar funksionet, detyrat dhe të drejtat e këtij enti dhe të personave, të përfshirë në veprimtaritë e sektorit elektroenergjetik dhe në zhvillimin e konkurrencës, duke patur parasysh mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, minimizimin e kostove të shërbimit me energji elektrike dhe përshtatshmërinë me mjedisin.

Ky ligj rregullon veprimtarinë në sektorin e energjisë elektrike, përcakton të drejtat dhe detyrat e personave fizikë dhe juridikë dhe të administratës shtetërore, përfshirë në këtë sektor, si dhe përcakton procedurat për zhvillimin e një modeli tregu dhe të rregullave për një treg të energjisë elektrike.

Projektligji parashtron kushte për zgjerimin e autoritetit rregullues të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike (ERE); për ristrukturimin, komercializimin, privatizimin përfundimtar të KESH-it dhe zhvillimin e një tregu konkurues të energjisë elektrike; për nxitjen e tregtisë rajonale të energjisë elektrike si dhe për përmirësimin e kushteve për investime në sektorin e nenrgjisë elektrike.

Projektligji i ri "Për sektorin e nergjisë elektrike", është një hap i rëndësishëm në drejtim të zbatimit të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Dokumentit të Politikave të Sektorit Elektroenergjetik, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 19.04.2002 dhe është hartuar në bashkëpunim me Kompaninë Amerikane ligjore PIERCE ATWOOD.

Zhvillimet e reja dhe dinamike që kanë përfshirë të gjithë sektorët ekonomikë dhe shoqërorë të vendit, bënë të domosdoshëm edhe hartimin e këtij projektligji, për të plotësuar kuadrin ligjor dhe me të zhvilluar për këtë sektor të rendësishëm. Projektligji i ri bashkon dhe përfshin të dy ligjet ekzistuese në një të vetëm, nisur nga përvoja e shumë vendeve që e kanë bërë një gjë të tillë, por nga ana tjetër, shmanget dhe mundësia pë të patur kontradikta gjatë zbatimit në praktikë. Projektligji i ri synon gjithashtu në një përcaktim të qartë të rolit, detyrave dhe funksioneve të Entit rregullator të Energjisë Elektrike, duke ndjekur eksperiencën e vendeve që kanë krijuar një institucion të tillë, si dhe në krijimin e bazave ligjore për zhvilllimin e sektorit elektroenergjetik, me objektiva afatgjata të liberalizimit të tij, nëpërmjet krijimit të rregullave të përcaktuara dhe të qarta të tregut dhe të integrimit të tij në Tregun Rajonal të Energjisë Elektrike apo më gjërë.

Projektligji i ri në përputhje me Dokumentin e Politikave të Sektorit Elektroenergjetik, i jep Rregullatorit një sërë të drejtash, përgjegjësish dhe detyrash shtesë, që nuk parashikohen në ligjin ekzisues si dhe bën ndyshime të tjera të rëndësishme për licensimin e miratimit të tarifave. Përsa i përket financimit të Rregullatorit, projektligji i ri parashikon që buxheti i tij të financohet nëpërmjet pagesave të rregullimit dhe atyre të licensave.

Projektligji i ri parashikon dhënien e licensave për aktivitetet e gjenerimit, transmetimit, shpërndarjes, furnizimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Gjithashtu projektligji heq afatin, prej jo më pak se 25 vjetësh, që parashikon ligji ekzistues për dhenien e një license. Kjo bëhet për shkak se afati i një license për një impiant të madh të prodhimit të energjisë elektirike nuk mund të jetë i njëjtë me një licensë shpërndarjeje ose për një impiant të vogël gjenerues, për vetë diferencat në kapitalin e investuar nga të licensuarit në aktivitete të ndryshme.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm që përmban projektligji i ri është kërkesa për mbajtjen dhe raportimin e llogarive te Rregullatorit nga ana e të licensuarve. Për këtë arësye projektligji parashikon hartimin dhe miratimin nga ana e Rregullatorit të një Sistemi Uniform dhe të Standartizuar të mbajtjes së llogarive nga ana e të licensuarve.

Përsa i përket shërbimit të prodhimit projektligji i detyron prodhuesit e enrgjise elektrike të mbajnë rezerva të lëndës djegëse ose kapacitete specifike të prodhimit të energjisë elektrike për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm për konsumatorët.

Projektligji i ri fut edhe koncepte të reja për prodhimin e energjisë elektrike; atë të Prodhuesve të Pavarur dhe Autoprodhuesve për raportet e tyre me sistemin elektroenergjetik.

Ky projektligj fut gjithashtu edhe konceptin e aktivitetit të furnizimit me energji elektrike, si një aktivitet i licensuar nga Rregullatori. Sipas projektligjit furnizimi me energji elektrike do te kryhet nga komapnitë e shpërndarjes ne rastin e konsumatorëve të mandatuar ose tarifor dhe nga një ndërmarrje furnizimi e licensuar nga Rregullatori, për të furnizuar konsumatorët që u është dhënë Statusi i Konsumatorëve të Autorizuar të cilët kanë të drejtë të zgjedhin vetë furnizuesin. Statusi i Konsumatorit të Autorizuar mund t'u jepet nga rregullatori fillimisht konsumatorëve që kanë një konsum vjetor të energjisë elektrike mbi 100 GWh, për vend konsumi, por vetëm pas miratrimit të rregullave të tregut të energjisë elektrike.

Projektligji i ri trajton edhe problemet që kanë të bëjnë me matjen e enrgjisë së konsumuar dhe të miratimit nga ana e Regullatorit të një sasie të përllogaritur të përdorimit minimal, për konsumatorët që nuk janë pajisur ende me matësa.

Po ashtu projektligji i ri ka futur gjithashtu edhe dy koncepte te tjera te reja për sektorin e energjisë elektirke: ate te linjave direkte dhe atë të burimeve zëvendësuese.

Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin "Per sherbimin ushtarak ne Republiken e Shqiperise".

Ky projektligj percakton rregullat per kryerjen e sherbimit ushtarak ne Republiken e Shqiperise, te drejtat, detyrimet dhe pergjegjesite e shtetasve, te organeve shteterore e subjekteve private, per mobilizimin dhe sherbimin ushtarak. Ky projketligj u hartua ne kuadrin e plotesimit dhe te permiresimit te bazes ligjore per Forcat e Armatosura dhe perafrimit me ate te vendeve anetare e partnere te NATO-s, si dhe plotesimit te detyrave qe rrjedhin nga neni 166 i Kushtetutes, i cili percakton detyrimin e shtetasve shqiptare per te marre pjese ne mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.

Pra, qellimi ketij projektligji, eshte qe ne perputhje me detyrimet kushtetuese dhe detyrimeve qe rrjedhin nga Dokumenti i Strategjise se Sigurimit, Politikes se Mbrojtjes dhe Strategjise Ushtarake, te rregulloje dhe percaktoje detyrimet dhe te drejtat e shtetasve, te institucioneve shteterore, te shoqerise civile dhe te subjekteve private per sherbimin ushtarak dhe mobilizimin ne kushte aktuale dhe te ardhmes.

Projektligji, percakton formulen e betimit ushtarak, e cila ne thelb eshte po ajo qe ka qene veçse me e shkurter, percakton ushtarakun si person publik, sherbimin e detyrueshem ushtrarak per shtetasit me dy shtetesi dhe perkujdesjen e mbeshtetjen financiare.

Gjithashtu ne projektligj percaktohen rregullat dhe kriteret e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak i cili perfshin sherbimin aktiv, rezerve dhe alternativ. Sherbimi alternativ kryhet nga shtetasit shqiptare qe, per aresye ndergjejeje, nuk pranojne te kryejne sherbimin ushtarak me arme ne FA. Ky sherbim do te kryehet ne institucionet civile ose me deshiren e shtetasit ne FA, ku nuk shte e nevojeshme mbajtja dhe perdorimi i armes.

Mosha e kryerjes se sherbimit ushtarak per ate aktiv dhe ate alternativ eshte 19-27 vjeç, ndersa sherbimi ne forcat rezerve deri ne 50 vjeç. Ne krahasim me ligjin e meparshem, ky ligj ndryshon kufirin maksimal te moshes te kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak aktiv, qe ishte deri ne 40 vjet dhe 55 vjeç per forcat rezerve.

Projektligji percakton institucionet pergjegjes dhe pergjegjesite e tyre per sherbimin ushtarak dhe mobilizimin, si dhe kriteret, normat dhe rregullat e thirrjes dhe mobilizimit te shtetasve, per kryerjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak.

Gjithashtu projekligji parashikon qe deri ne vitin 2010, shtetasit qe kane detyrim per sherbimin ushtarak dhe plotesojne kriteret e vendosura ne kete ligj, mund ta shlyejne kete detyrim, me deshiren dhe kerkesen e tyre, kundrejt pageses se nje shume, kriteret dhe masa e te cilit do te percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Miratimi i ketij projektligji eshte nje nga objektivat kryesore te matrices se Integrimit te Shqiperise ne NATO.

Keshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 7703, date 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore ne Republiken e Shqiperise" me ndryshimet perkatese.

Ndryshimet dhe shtesat kane te bejne me pensionet e reduktuara te pleqerise. Ne lidhje me pensionet e reduktuara te pleqerise, ligji parashikon: "Personat e siguruar kane te drejte per pension pleqerie te reduktuar kur: Kane plotesuar jo me pak se 35 vjet sigurim; kane mbushur moshen 62 vjeç per burrat dhe 57 vjeç per grate, kur mosha e daljes ne pension te plote pleqerie eshte me e madhe se keto mosha; kur nuk kryejne veprimtari ekonomike si te punesuar, punedhenes ose te vetpunesuar.

Pensioni i reduktuar eshte pjese e pensionit te plote dhe mbetet i reduktuar per gjithe kohen e perfitimit. Koeficenti i reduktimit percaktohet me ligj. Koeficenti i reduktimit te pensionit te plote te pleqerise eshte parashikuar te jete 0.6 perqind ne muaj.

U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes specifike, ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Suedisë, në mbështetje të projekteve për decentralizimin dhe qeverisjen vendore".

Ne kuadrin e ndihmes per zbatimin e Strategjise se Decentralizimit dhe Autonomise Vendore, Qeveria Suedeze ka paraqitur per te zbatuar ne Shqiperi projektin "Decentralizimi dhe Qeverisja Lokale".

Kjo marrëveshje synon dhënien e ndihmës teknike në procesin e decentralizimit dhe zhvillimit të qeverisjes vendore, në nivel qëndror dhe në vecanti ne qarkun e Korces.

Projekti "Decentralizimi dhe Qeverisja Lokale", qe do te zbatohet nga Agjencia Nderkombetare Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim, (SIDA), perfshin problemet kryesore te decentralizimit dhe qeverisjes vendore si; zbatim i kompetencave, decentralizimi i sherbimeve, forcimi i kapaciteteve vetqeverisese, koordinimi i projekteve ne nivel rajonal, permiresimi i legjislacionit perkates, si dhe forcimi i kapaciteteve per formulimin e politikave.

Zbatimi i projektit do te zgjate deri ne fund te vitit 2005 dhe do te shtrihet ne tre nivele; Ne nivel qendror, prane Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit; ne nivel qarku, prane Keshillit te qarkut te Korçes dhe ne nivel komune, ne komunat e qarkut te Korçes. Buxheti i projektit, miratuar nga Qeveria Suedeze eshte 1.5 milion USD.

Ne nivel qendror, projekti do te jape ndihme teknike per rritjen e kapaciteteve te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, duke ndihmuar edhe, ne bashkepunim me PNUD-in, ne permiresimin e akteve ligjore per percaktimin e funksioneve te Keshillave te qarqeve, precizimin e kompetencave dhe funksioneve te komunave si dhe te raporteve te tyre me kompetencat e deleguara nga ministrite etj.

Ne nivel qarku synohet te ndihmohet ne fuqizimin e kapaciteteve per planifikimin e zhvillimit rajonal, ne sigurimin e sherbimeve te pershtatshme shendetesore, arsimore, te infrastruktures, per koordinimin ndermjet qarkut dhe komunave per projektet e zhvillimit, per koordinimin e projekteve te donatoreve te huaj, OJQ-ve, drejtorive rajonale etj. Ne vecanti ndihma teknike do te synoje te kualifikoje administraten dhe keshilltaret per funksionet dhe kompetencat e organeve te qeverisjes vendore.

Ne nivel komune syohet mbeshtetje per kalimin e kompetencave nga ministia ne komune, rritja e kapaciteteve te komunes per funksionet e reja te sherbimeve publike, infrastruktures, te ardhurave vendore, rrija e kapaciteteve per planifikimin dhe zbatimin e investimeve nga buxheti, te ardhurat e veta dhe nga donatoret si dhe koordinimi i projketeve te zhvillimit mes komunave me Keshillin e Qarkut te Korçes.

Perveç ndihmes teknike per rritjen e kapaciteteve te Keshillit te qarkut te Korçes, projekti parashikon investime kapitale per sherbimet publike, infrastrukture, furnizim me uje, sherbime mjeksore, arsimin etj. ne komunat e qarkut te Korçes, duke realizuar ne praktike funksionet e organeve te qeverisjes vendore.

Projekti do te ndjeke me perparesi bashkerendimin dhe koordinimin e punes me donatoret e huaj dhe vendas, ne funksion te decentralizimit dhe qeverisjes vendore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›