E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimin me kolegjumin e Ministrise se Puneve te Jashtme e hapi Ministrja Dade. Ajo theksoi se Ministria e Puneve te Jashtme eshte plotesisht e angazhuar per zbatimin e programit te Qeverise ne fushen

Takimin me kolegjumin e Ministrise se Puneve te Jashtme e hapi Ministrja Dade. Ajo theksoi se Ministria e Puneve te Jashtme eshte plotesisht e angazhuar per zbatimin e programit te Qeverise ne fushen e politikes se jashtme . Po punohet me intensitet per integrimin e Shqiperise ne strkturat euroatlantike, per realizim politikash stabilizuese dhe konstruktive rajonale dhe per forcim marredheniesh dypaleshe dhe shume paleshe me SHBA, vendet e BE dhe organizmat nderkombetare prestigjoze., u shprehj Ministrja e Jashtme shqiptare.

Ne vijim e mori fjalen Kryeminstri shqiptar, z. Pandeli Majko. Ai tha:

Kam ndjekur në vijimësi problematikat që lidhen me veprimtarinë e Ministrisë së Jashtme dhe diplomacisë shqiptare. Mund të nënvizoj përpara jush bindjen time se edhe në situatat e ndera politike që ka kaluar vendi, Ministria e Jashtme ndoshta ka qenë, edhe për shkak të specifikës së tij, dikasteri më pak i prekur prej tyre. Ka pasur një vijueshmëri të veprimtarisë dhe angazhim në ndjekjen e zbatimin e detyrave, në përgjigje të situatave të krijuara dhe une per kete ju pershendes..

Kushtet e vështira në të cilat po kalon vendi, qoftë në plan politik, ekonomik apo social, diplomacia shqiptare në parim, duhet të respektojë në mënyrë të prerë dy drejtime themelore:

Ruajtja e neutralitetit politik, seriozitetit dhe mungesës së angazhimit të drejtpërdrejtë subjektiv në masën më të madhe të mundur, në intepretimin e zhvillimeve të brendshme. Figura e diplomatit që rreket të ndikojë tek partnerët e huaj me qëndrime të frymëzuara nga të qenurit palë, është krejt e papranueshme. Dua të theksoj, nga pozicioni i kryeministrit se ndaj diplomatëve të tillë do të përdoren të gjitha mekanizmat e nevojshëm ligjorë për t'i penguar dhe ndëshkuar në këtë veprimtari të qortueshme.

Lufta kundër pasivitetit, ndjenjës së përkohshmërisë dhe mentalitete të tilla, që e shndërrojnë punën e diplomacisë në rutinore, pritëse, të mefshët e të ngathët dhe gjithmonë në pritje të urdhërave dhe udhëzimeve. Mungesa e kurajos për të sugjeruar e propozuar nuk besoj se ka një diferencë të madhe nga mungesa e aftësisë për të sugjeruar e propozuar.

Për diplomatët nuk duhet të ekzistojnë ankesa dhe qarja përballë partnerëve të huaj. Duke ruajtur dinjitetin dhe integritetin e tyre professional dhe shtetëror, ata duhet të jenë gjithmonë aktivë, e pse jo dhe agresivë në shpjegimet dhe intepretimet e zhvillimeve të ndryshme, në mbrotje të interesave të shtetit dhe kombit shqiptar.

Ndjekja e problemeve korrente dhe operative të ditës është vetëm njëra nga anët e punës sonë të përbashkët. Ajo të cilën dua ta nënvizoj dhe ta konsideroj si të rëndësishme e parësore është zhvillimi i pritshëm i situatave, parashikimi i tyre, prognoza e mundshme dhe analiza e tyre.

Informacionet tip, përkthimet nga shtypi i huaj dhe pritje-përcjelljet e funksionarëve shqiptarë nga ambasadat e personeli i tyre, besoj se janë shumë larg nga ajo çka ne presim nga përfaqësitë tona diplomatike. Dhe ju e dini mirë, që një numër i madh i tyre, transmeton në Tiranë, thjesht pasojat e një pune të tillë rutinë, shprehje e një limontie tashmë të papranueshme për ritmet në të cilat duam ta fusim administratën shqiptare.

Ministria e Punëve të Jashtme ndjek zbatimin e programit të qeverisë të miratuar në Kuvend, por në të njëjtën kohë, ajo ëhstë dhe dikasteri i specializuar që organizon jo vetëm njësitë e saj brenda dhe jashtë vendit, por dhe të sillet si një shtab koordinues me të gjitha institucionet e shtetit në marrëdhëniet me jashtë.

Në programin e qeverisë janë nënvizuar si prioritete proceset integruese në të cilat po rreket të hyjë vendi, integrimi evropian dhe auroatlantik. Po kështu janë konsideruar prioritare marrëdhëniet tona rajonale, marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në.

Por të gjitha këto përpjekje do të mbeteshin në rrafsh thjesht teorik nëse nuk do të shoqëroheshin nga bashkangjitja e tyre e domosdoshme me zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në vend. Për këtë arsye, mendoj se Ministria e Punëve të Jashtme, ka ardhur koha tashmë, ta bëjë realisht bashkëkohore dhe të matëshme punën e diplomatit, bazuar edhe në rezultatet ekonomike dhe rritjen e shkëmbimeve në këtë fushë.

Nuk është e drejtë që marrëdhëniet dy palëshe apo shumëpalëshe me vendet e tjera të vazhdojnë të konsiderohen si deri më sot vetëm pronë e ruajtur me xhelozi nga dikasteret e linjës. Ky është një drejtim që MPJ mund dhe duhet të luajë një rol më të madh informues, konsultues dhe ndikues në vendimmarrje, jo vetëm në probleme të vizionit dhe imazhit, por dhe një rol koordinues të marrëveshjeve ekonomike, që bashkëshoqërohen gjithmonë dhe me argumenta politike.

Problem shqetësues mbetet ende institucionalizimi i marrëdhënieve, nxitja dhe aktivizimi i diasporës shqiptare, e cila ende, askund, nuk është në gjendje të përpunojë një lob shqiptar që të ndikojë në vendimmarrjen e politikës në vende të ndryshme, ose në rastin më të mirë, të afrojë vetëm një ndikim të zbehtë. Duhet te filloje menjehere puna per mbledhjen e Konventes shqiptaro-amerikane. Takime te tilla duhet te percjellin mesazhe te qarta te angazhimit te diasporas shqiptare ne zhvillimet ne Shqiperi.

Po kështu shqetësues mbetet shkalla e ulët e interesimit të diplomacisë shqiptare për emigrantët shqiptarë, problematikat në përditshmërinë e jetës së tyre, në jo pak raste konsiderohen barrë për ambasadat tona. Duhet të kuptohet qartë, se diplomati shqiptar është jo vetëm fytyra e shtetit në vendin ku është atashuar, por dhe qeveria e emigrantit.

Rol të rëndësishëm dhe një element kyç të punës së MPJ përbën dhe propaganda dhe transparenca që ky institucion afron për publikun shqiptar, por jo vetëm për të. Eshtë koha, madje mund të konsiderohemi të vonuar në drejtim të përpunimit dhe sofistikimit të marrëdhënieve me publikun vendas, por dhe atë të huaj. Sidomos komunikimi me këtë të fundit, shpesh i është lënë thjesht spontanitetit dhe rastësisë.

Unë konsideroj se ky dhjetëvjeçar ka filluar tashmë të formësojë një shtresë diplomatësh profesionitë dhe të karrierës. Përzgjedhja e tyre në procesin e rekrutimit, specializimet e tyre, por dhe eksperienca e fituar mes punës është një pasuri eskluzive e shtetit shqiptar dhe e derivuar drejtpërdrejt nga taksat e paguara nga publiku. Si e tillë kjo pasuri nuk mund të konsiderohet në asnjë rast pronë vetjake. Firot e mëdha që ka pësuar kjo shtresë janë krejt të papranueshme dhe ne duhet të fillojmë të mendojmë për mekanizmat moralë, por edhe legalë që ta ndalojnë këtë hemoragji.

Me pas, drejtuesit e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe anetaret e kolegjumit te ketij dikasteri, e informuan Kryeministrin Majko mbi platformat dhe strategjite e perpunuara nga institucioni I tyre per ndjekjen mesa me shume profesionalizem te problemeve qe Kryeministri parashtroi ne takim me ta, por edhe te realizimit te objektivave qe diplomacies shqiptare I jane percaktuar nga programi I Qeverise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›