Projektligji Komisionet hetimore me shumicë opozitare
Autori i Lajmit: S.T
Projektligji për komisionet hetimore është nisma e dytë e socialistëve. PS sqaron se nëpërmjet këtij projektligji nuk synon të përmbysë rezultatin përfundimtar dhe as shfuqizimin e zgjedhjeve. Ajo nuk është duke kërkuar rinumërim të votave në mënyrë që të ribëjë rezultatet e zgjedhjeve apo të sfidojë këto zgjedhje ligjërisht, por të gjejë se deri në çfarë shkalle shtrihen parregullsitë dhe se si kanë ndikuar këto parregullsi në rezultatet e zgjedhjeve në zonat zgjedhore në funksion të realizimit të transparencës së plotë mbi procesin zgjedhor. Për këtë qëllim, propozohet që në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, në nenin 4 të tij, pika 5 të ndryshohet duke parashikuar që komisionet hetimore të Kuvendit, bashkë me raportin përfundimtar i paraqesin Kuvendit në seancë plenare edhe rekomandime lidhur me ndryshime të mundshme ligjore për të parandaluar përsëritjen në të ardhmen të fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin dhe, kur çmohet se është rasti, marrjen e masave të mëtejshme nga organi i prokurorisë. Në nenin 2 të projektligjit, propozohet që po në nenin 4 të ligjit ekzistues, të shtohet pika 6/a, e cila parashikon rishtazi që, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor për hetimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet e përgjithshme ose ato të qeverisjes vendore, ky komision nuk mund të ngrihet nëse kanë kaluar 6 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të përgjithshme të Kuvendit dhe 3 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për qeverisjen vendore. Ky afat synon mospërdorimin e veprimtarisë së komisioneve hetimore për qëllime të tjera nga ato të parashikuara nga ligji.
Në nenin 9 të projektligjit, pas pikës 3 propozohet të shtohet pika 3/a që parashikon se në rastet kur kërkohet të hetohen problematika të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin apo të zgjedhjeve të qeverisjes vendore, shumica e anëtarëve të komisionit duhet ti përkasë partisë më të madhe opozitare. Propozohet dhe ndryshimi i nenit 17 të tij. Rregullimi i ri parashikon që në shërbim të hetimeve mbi çështjen, komisioni administron dokumente zyrtare, prova filmike si dhe të dhëna të tjera që ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve. Po këtu detajohet detyrimi i organeve shtetërore kompetente që i disponojnë këto të dhëna apo prova për ti përcjellë zyrtarisht ose vënë në ato në dispozicion të komisionit, sipas kërkesës së tij. Në nenin 5 të projektligjit propozohet një dispozitë kalimtare, që parashikon se për zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit 2009 afati i paraqitjes së kërkesës në përputhje me nenin 4, pika 6/a të ligjit, fillon nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Përjashtimi në këtë rast nga rregulli i përgjithshëm për ngritjen e komisioneve hetimore me objekt proceset zgjedhore që prezanton ky ligj është normal, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale politike në vend.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010