E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji i anëtarësimit në FMN dhe BB

 

Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë për procedim sa më të shpejtë të Projektligjit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, ka vendosur që çështjen ta shqyrtojë në seancën e 28 majit. Çështja është paraqitur me ngut nga qeveria e Kosovës për sa i përket rëndësisë së saj, duke e konsideruar një arritje të madhe të shtetit të ri. Kosova ka marrë miratimin për të anëtarësim nga shumica e vendeve anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe tashmë është vetëm çështje procedurash që vendi të bëhet zyrtarisht pjesë e këtij institucioni ndërkombëtar, me gjithë pengesat e paraqitura nga Serbia. Pritet që Kuvendi ta miratojë vendimin, duke e bërë kështu Kosovën anëtaren më të re të FMN-së.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›