“Qeveria përgjegjëse për skandalet me pronat”
29/12/2008 LSI për pronat
Lëvizja Socialistë për Integrim u shpreh e shqetësuar për papërgjegjshmërinë me të cilën qeveria po trajton procesin e pronës. Zëvendëssekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Brisida Gjikondi, gjatë një konference për shtyp akuzoi se “kjo qeveri mban peshën e disa skandaleve për sa i përket procesit të ndarjes së pronës”. Duke bërë me dije lidhur me këto skandale, Gjikondi vlerësoi se “tani në fundvitin 2008 për arsye të zvarritjeve mashtruese u dogj fondi prej 500 milionë lekësh, fond i alokuar nga Qeveria, i cili do të shërbente për kompensimin e ish-pronarëve. Pavarësisht rregullimeve me ligj dhe korrektësisë së ish-pronarëve në plotësimin e dokumentacionit sipas afateve të përcaktuara në ligj ata sërish u mashtruan nga demagogjitë e kësaj qeverie”. Sipas saj, të tilla probleme kanë të bëjnë me stabilitetin ekonomik dhe investues në Shqipëri, por kanë të bëjnë në mënyrë direkte me të drejtat e njeriut dhe integrimin evropian të vendit.