E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa në Haiti, 500 mijë të vdekur

 Dramatik bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi dy ditë më parë Haitin. Dëshmitë e të mbijetuarve janë rrë-qethëse. Sipas tyre mijëra trupa u tërhoqën në nga dallgët e fuqishme që goditën ishullin fill pas tërmetit shkatërrues. Ndonëse nuk dihet me siguri,numri i të vdekurve   mund të jetë rreth 500 mije .Lajmin e ka bere te ditur një senator i parlamentit haitian. Sipas mediave lokale, trupat e te vdekurve shtrihen ne rrugët e kryeqytetit Port au Prince, ndërkohë qe shume te tjerë ndodhen nen gërmadhat e ndërtesave. Zyrtarisht kryeministri haitian deri tani ka raportuar 100 mijë të vdekur. Situata në zonë është më shumë se alarmante. Haitianët e tronditur po gërmojnë nën rrënoja në kryeqytetin Port-au-Prince, me shpresën të gjejnë të mbijetuar. Rrugët janë kthyer në morgje të improvizuara  gjithçka është kthyer një gërmadhë. Të mbijetuarit e pikëlluar kanë vendosur nëpër rrugë trupat e nxjerrë, ndërsa njerëzit që janë ende të bllokuar thërrasin për ndihmë.  Presidenti i Haitit Rene Preval ka thënë  mediat e huaja se është shumë shpejt për të dhënë një numër të saktë të viktimave. Udhëheqësi haitian bëri thirrje për mjekë, dhe ndihmë mjekësore në përgjithësi. Pallati presidencial, së bashku me spitalin kryesor të kryeqytetit, një burg dhe selinë e misionit të Kombeve të Bashkuara janë mes mijëra strukturave që janë rrëzuar, duke treguar se numri i viktimave duhet të marrë disa javë për tu llogaritur. Departamenti i Shtetit, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Komanda Ushtarake Amerikane Jugore kanë filluar të koordinojnë masat se çfarë ndihme të ofrojnë për Haitin. Sekretarja e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma civile, ushtarake si dhe humanitare për Haitin. Deri dje pasdite ndihmat monetare për Haitin  mbërritën ne 450 milionë dollarë. është një listë e gjatë vendesh dhe institucionesh ndërkombëtare që kanë siguruar fonde. Në vijën e parë janë SHBA, Kandaja, FMN dhe Banka Botërore, që do të dërgojnë nga 100 milionë dollarë secila. Këtyre fondeve te mëdha u shtohen ata më te vegjël, mes te cilëve ai i Kryqit te Kuq që ka bërë një apel për mbledhjen e 10 milionë dollarëve. Shifrën në fjalë e ka ofruar edhe shteti i Brazilit. Ish presidenti Bill Klinton, që është i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Haitin, tha se zyra e tij dhe Kombet e Bashkuara po monitorojnë situatën dhe se janë të angazhuar për të bërë gjithçka të mundur për të ndihmuar popullin e Haitit në lehtësimin e situatës, rindërtimin dhe përpjekjet daljes nga situata. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon tha se në këtë kohë tragjedi, shqetësimi i tij qëndron për popullin haitian dhe shumë punonjës të OKB-së që shërbejnë atje. Zoti Ban tha se ai po merr njoftime të vazhdueshme dhe se po ndjek zhvillimet nga afërt. Ekspertë gjeologjikë amerikanë thonë se tërmeti goditi rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Porto Princ mbasditen e së martës. Tërmeti 7 ballë i shkallës rihter u shoqërua me pasgoditje, përfshi një lëkundje që kapi masën 5.9 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›