Projektligji për transplantet, Kom. Shëndetësisë kthen mbrapsht draftin
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim projektligjin e sjellë nga Ministria e Shëndetësisë për transplantin e organeve, indeve dhe qelizave.
Kryetari i këtij komisioni Tritan Shehu është shprehur se projektligji ka nevojë të jetë më i qartë, përsa i përket personave që lejohen të japin organe për transplant, sqarim nëse do të lejohen klinikat private për të kryer një ndërhyrje të tillë si dhe përcaktim më të detajuar të transplantit nga personat që nuk jetojnë.
“Pra duhet të kërkohet një sistem licensimi i vecantë, jo një licensim thjeshtë për të pasur një klinikë. Unë dua të di se në cilin vend të Bashkimit Europian transplantet mund të bëhen në institucionet private. Se në një të sëmurë të dekortikuar ti nuk ke të drejtë të marrësh organin, pasi asnjeri nuk e di se cfarë ndodh. Në botë kanë ndodhur që njerëzit kanë dalë nga koma pas 2-3 vjetësh. Unë mendoj se kjo është një pikë që duhet shënuar mirë. Do ta këshilloni këto ditë edhe me specialsitë të tjerë jo vetëm me ne, por unë mendoj se duhet qartësisht elementi i vdekjes”,- deklaroi Shehu.
Prolektligji për transplantet e organeve, indeve dhe qelizave pritet të ridiskutohet në komision ditën e hënë me rregullimet e kërkuara ku i pranishëm do të jetë edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)