E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektohet ndërtimi i orës më të lartë në botë, në qendër të Durrësit



Studioja fituese e garës për projektin më të mirë të qendrës së Durrësit, pas miratimit dhe përballjes me afro 36 firma dhe studio projektimi nga mbarë kontinenti, ka paraqitur projektin e saj ambicioz. Ajo brenda 24 muajve do të ngrejë në qendër të Durrësit një kullë-sahat, prej çeliku që do të tregojë orën e saktë, e cila mendohet se do të jetë më e larta në botë. Studio nga Britania e Madhe duket se ka qenë preferenca e arkitektëve dhe anëtarëve të jurisë, e cila ka parë shumë anë pozitive tek arkitektët anglezë që lidhen me qendrën e qytet-portit më të madh të vendit.

Ora më e madhe

Gjatë garimit janë shpallur 5 studiot, të cilat kanë mbetur në lojë e që do të garojnë më tej me projektet e tyre për të rivitalizuar qendrën e qytetit të Durrësit ose siç njihet ndryshe sheshi “Iliria”. Gjatë tre ditëve, 36 studio projektimi të njohura nga disa vende të botës paraqitën projektet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare. Kjo juri ia dha viston për të vazhduar më tej 5 studiove prej të cilave 3 italiane,1 portugeze dhe 1 angleze.

Projekti me moton “Sun Dial” i studios së arkitekturës “3W Architecture Limited” nga Britania e Madhe ka parashikuar ndërtimin e orës solare më të gjatë në botë që do të jetë një kullë çeliku në qendër me lartësi 70 metra si dhe shëtitore për këmbësorë, shëtitore arkeologjike, lulishte me palma dhe pjesë ujore (në formë minipishinash) në shesh.

Studiot projektuese

Projekti i paraqitur nga “Ottpignatti studio Associato” me “Con shesh temporary” parashikon një shesh të boshatisur nga funksionet e tjera, përveç atij të grumbullimit të njerëzve për festa apo aktivitete të veçanta. Ai parashikon se pjesë të tij parkun arkeologjik dhe lulishten në pjesën perëndimore si dhe vendin e aktiviteteve, teatër, skena spektaklesh në pjesën lindore. Projekti me moton “Linea D’Ombra” nga studio e arkitekturës nga Portugalia e quajtur “da arquitectos” parashikon ndërtimin e një shkallare të gjatë në pjesën perëndimore, e cila arrin kuotën e xhamisë si dhe një lulishte, duke e integruar këtë pjesë të përbërë nga një shesh, një shëtitore të mbuluar në pjesën lindore si dhe një godinë të re të lartë sa ndërtesa e prefekturës ku parashikohet të vendoset biblioteka e qytetit. Ndërsa Projekti me moton “Folding” e studios së arkitekturës “Michele Cro” nga Roma bashkëpunëtore me studion “Idea Verde” ka parashikuar që shesh të mbillen disa rreshta pemësh në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e makinave. Në pjesën perëndimore një shëtitore ku gjithçka përfshihet në një shtresë gjigande të mbuluar në disa pjesë me bar, kalldrëme, gurë mozaikë etj.

Projekti me moton “Suoli Sensibili” i studios italiane të arkitekturës “Mascino e Agnoletto” e ka konceptuar qendrën e Durrësit si një shesh të pakalueshëm nga automjetet, por ku do të kryhen shumë aktivitete. Ai është i bazuar në theksimin e rruginave të këmbësorëve, theksimin me bordura zbukuruese të institucioneve, lulishte në qendër të sheshit etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›