Prokurimet e administratës, miliona euro servis për automjetet
Në tremujorin e parë, ministritë dhe institucionet e linjës mendojnë vetëm për automjetet. Mbi 700 milionë lekë shpenzime për servis autoveturash nga një pjesë e institucioneve
Kriza ekonomike botërore do të mund të shtrijë efektet e saj edhe në Shqipëri, por kurrsesi këto efekte nuk mund të arrijnë deri te shpenzimet e institucineve shqiptare për blerje milionere karburanti dhe riparime e servis automjetesh. Mjafton të shohësh pesë buletinet e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik për shpenzimet operative të ministrive dhe drejtorive të linjës për të kuptuar se zyrtarët shqiptarë i duan shumë automjetet, madje shpenzojnë pa hesap për to. Janë qindra miliona lekë shpenzime ku vetëm po t’u referohesh lekëve të parashikuara për servisin e automjeteve, shuma totale i kalon të 700 milionë lekët, nga prokurimet e shpallura tashmë nga një pjesë e mirë e institucioneve. Nëse përpiqesh të mbledhësh dhe shumën e parave që këto institucione kanë bërë gati për blerje karburanti, ekuacioni vështirësohet shumë, pasi kërkon vërtet shumë kohë të gjesh shifrën e saktë të parave të programuara pasi shpalljet për blerje karburanti nuk kanë fund. Ndërsa mes shpalljeve të bën çudi se edhe zyra modeste shtetërore apo dhe komuna të ndryshme kanë parashikuar fonde që e kalojnë vlerën e 10 milionë lekëve për blerje karburanti.
Servisi
Kryeministria, ministritë, gjykatat, drejtoritë e linjës në qarqe, zyra përfaqësimi në qytete, madje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, prokurimet e para që kanë bërë kanë qenë pikërisht prokurimet për automjetet e zyrtarëve të tyre. Duket se në Shqipëri nuk ka asnjë projekt apo plan më imediat e servisi i automjeteve të zyrtarëve. Për çudi, duket se pikërisht servisi i automjeteve të zyrtarëve shtetërorë shqiptarë përbën një biznes fitimprurës për operatorët privatë, të cilët shpesh herë bëjnë një luftë të ashpër për t’i fituar ato e shpesh herë gjenden edhe nën penalitetet e Agjencisë së Prokurimeve. Madje, edhe në buletinin më të fundit të APP-së, numri më i madh i firmave të penalizuara lidhej me ato firma që kishin ofruar shërbimet e tyre për shitje karburanti. Menjëherë pas tyre vijnë firmat që ofrojnë servise për automjetet e zyrave shtetërore, gjithashtu të penalizuara, madje në ndonjë rast të përjashtuara për afate të gjata nga prokurimet publike. Duket se institucioni i Kryeministrisë për nga madhësia ka qenë më i kursyeri në prokurimin e këtyre shërbimeve duke ofruar vetëm 6.9 milionë lekë për servisin vjetor të automjeteve. Në skajin tjetër të shpenzimeve qëndron Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili, edhe se nuk zotëron një numër të konsiderueshëm automjetesh, ka prokuruar rreth 4.2 milionë lekë vetëm për servisin e automjeteve.
Precedenti
Ndonëse këto prokurime të shpallura nga institucionet parashikojnë ”furnizimin” për një vit, është bërë e udhës që nga mesi i vitit shumica dërrmuese e tyre kërkojnë shtesë fondesh. Në mes të vitit 2008, administrata shtetërore mbeti pa fonde për shpenzimet e saj operative. E thënë ndryshe, qeveria i kishte harxhuar paratë për karburant, servis mirëmbajtjeje dhe blerje automjetesh, për udhëtime jashtë shtetit, për dieta, telefona etj. Ministria e Financave bëri të ditur asokohe se kërkesat dhe nevojat për shpenzimet operative shtesë arrinin në 300 milionë lekë. Nga kjo shifër, 100 milionë i kishte kërkuar vetëm Kuvendi. Asokohe, zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, deklaroi se një pjesë e kërkesave të institucioneve shtetërore ishin për karburant, pasi, sipas tij, për shkak të rritjes së çmimit automjetet e një pjese të ministrive, gjykatave dhe Kuvendit kishin mbetur pa karburant. Vitin e kaluar, shtimi i fondeve iu dedikua rritjes së çmimit të karburanteve, të shohim se si do të justifikohen këtë vit këto shpenzime milionere.
18 Mars 2009