E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me Obamen, si me Bushin

Do te kete vijueshmeri ne marredheniet me SHBA-ne dhe pas kalimit te stafetes nga Presidenti ne detyre, Bush te Presidenti i zgjedhur Barak Obama. Nje deklarate te tille ka bere dje kryeministri Berisha, teksa u shpreh se qeveria shqiptare do te vazhdoje bashkepunimin e ngushte dhe te shkelqyer edhe me Presidentin e ardhshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka shfrytezuar ceremonine e pritjes se trupave ushtarake shqiptare, qe kane sherbyer ne misionin paqeruajtes "Liria e Irakut", ne Mosul dhe ne Bagdad per te demonstruar vijueshmerine e bashkepunimit me SHBA pavaresisht nderrimit te administratave. Kryeministri Berisha ne ceremonine e djeshme ishte i shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA, Xhon Uidhers. Kryeministri Berisha tha se bashkepunimi i shkelqyer me Ameriken do te vazhdoje, edhe pse tashme President do te jete Barak Obama dhe jo me Xhorxh Bush. "Bashkepunimin e shkelqyer qe ne kemi pasur me Presidentin e Shteteve te Bashkuara Xhorxh Ë. Bush do ta vazhdojme me Presidentin e zgjedhur Barak Obama, ne te gjitha rastet, ne te gjitha frontet qe te jete e nevojshme", deklaroi Berisha ne ceremonine e zhvilluar dje ne mesdite ne sheshin "Skenderbej". Njeheresh ai tha se prania e ushtareve shqiptare ne Irak ishte para se gjithash, "simbol i respektit, mirenjohjes dhe miqesise qe shqiptaret ndiejne ndaj nje kombi te madh, kombit amerikan, qeverise amerikane dhe Presidentit Bush". Po nga ana tjeter ai ka nenvizuar dhe faktin se me shume se cdo gje tjeter, ky mision ka shtuar solidaritetin dhe miqesine me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por edhe me Irakun qe po nderton sistemin e tij demokratik. Ne ceremonine e djeshme mbajti fjalen e tij edhe ambasadori i SHBA-se, Xhon Uidhers. Ai shprehu falenderimet e qeverise amerikane, per ndihmen qe ushtaret shqiptare kane dhene per lirine e Irakut. "Ju sjell sot falenderimet e qeverise amerikane, per ndihmen e dhene per vendosjen e paqes dhe lirise ne nje toke te larget. Sot ju percjell respektin e kombit amerikan per kurajon e treguar ne sy te rrezikut dhe per sakrificat e bera, duke qendruar kaq larg familjeve dhe shtepive tuaja", tha ai. Po keshtu ambasadori Uidhers falenderoi dhe ne emer te popullit amerikan, per ndihmen e dhene ne Irak. Nga ana tjeter Uidhers deklaroi se nuk do te jete e larget dita kur Shqiperia te jete ne krahe te vendeve anetare te NATO-s. "Sot ju shpreh mirenjohjen e perzemert te popullit amerikan, pasi keni qene gjithmone miq te Amerikes kur ajo ka pasur nevoje dhe une shoh perpara, drejt asaj dite qe nuk eshte shume e larget, kur ju te qendroni perkrah nesh si anetare te NATO-s", theksoi ne fjalen e tij, ambasadori Uidhers. Ai citoi ne pershendetje dhe nje poeme. "Pak me shume se 100 vjet me pare nje poet shkroi nje poeme te quajtur 'Skenderbeu'. Dhe ne te ai shkruajti sesi Skenderbeu u kthye per te shpetuar atdheun e tij. Dhe ndersa po mberrinte ne shtepine e tij, poeti thote: Ylli i mengjesit po shkelqente mbi te. Sot ushtaret te Shqiperise, ky yll shkelqen mbi ju", deklaroi Uidhers. Ne ceremonine e djeshme merrnin pjese kryetarja e Kuvendit, Topalli, ministri i Mbrojtjes Oketa, shefi i Shtabit te Pergjithshem, Maksim Malaj si dhe drejtues te tjere te larte te ushtrise. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›