E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, 6 te vdekur ne rruge

Aksidentet tragjike i kane kushtuar jeten gjashte personave brenda dites se djeshme ne Fushe-Kruje dhe Korce. Kater nga viktimat jane studente-emigrante te kthyer nga Italia ne Shqiperi per Festat e fundvitit, ndersa policia nisi hetimet dhe deklaroi si shkak te dy ngjarjeve te renda, shpejtesine tej normave te lejuara dhe kushtet e keqija atmosferike. Aksidenti me permasat me tragjike ka qene ai ne aksin Fushe-Kruje-Vore, ku vdiqen kater shoke, mes te cileve dy vellezer, pas perplasjes se makines me nje tabele reklamash, ndersa ktheheshin nga nje udhetim ne Malin e Zi. Pak ore me vone ne kete aks u aksidentua me vdekje edhe nje kembesor. Kurse ne Korce, perplasja e nje autoveture me kamionin turk, shkaktoi vdekjen e nje pasagjeri.

Fushe-Kruje

Aksidenti i pare ka ndodhur ne oren 05:00 te mengjesit te djeshem, ne vendin e quajtur "Ahmetaq". Burime zyrtare te Policise se Krujes qe hetuan kete ngjarje te rende, thane dje per gazeten "KJ" se nje makine me targa te huaja AV 066 YK, teksa udhetonte ne aksin Fushe-Kruje-Vore, ka dale nga rruga. Brenda ne mjet gjendeshin kater persona, banore te Durresit, studente ne Itali dhe njekohesisht te punesuar. Ne momentet e para te hetimit policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit, Lorenc Pina, 28 vjec, i cili u gjet i pajete. Per tre te lenduarit e tjere policia ka bere maksimumin per t'i derguar ne Spitalin Ushtarak, por kane nderruar jete si pasoje e plageve te renda. Identifikimi eshte bere fale familjareve te te ndjerit Lorenc Pina qe deklaruan se viktimat ishin Orient Muca, 25 vjec, Ilir Haxhi, 28 vjec dhe Redi Pina, 19 vjec, (vellai i Lorencit). Mesohet se prej pak ditesh kater te rinjte kishin ardhur nga Italia ne Shqiperi per te kaluar Festat e fundvitit, kurse dy prej tyre ishin vellezer. Sipas rrefimit te prinderve, dy vellezerit dhe shoket e tyre gjendeshin ne Itali si studente dhe njekohesisht punonin pas shkolles. Policia tha se makina ne shpejtesi te madhe kishte dale nga rruga duke u perplasur me nje nga reklamat, anash aksit. Nje nga shkaqet mendohet te jete edhe lodhja nga udhetimi, e rruga e lagesht pas mjegulles qe ka perfshire kete zone ne mengjes. Po ne aksin Fushe-Kruje-Tirane, 50-vjecari Hamza Meta eshte shtypur nga nje fuoristrade ndersa po kalonte rrugen. Ngjarja ndodhi dje pasdite, ne afersi te fshatit Tapize, ku makina me targa TR 5005 N, ka perplasur kalimtarin.

Korce

Aksidenti i dyte ka ndodhur pak ore me pas, ne aksin Korce-Pogradec. Burime zyrtare te policise vendore thane se nje person humbi jeten dhe shkak kane qene ngricat dhe reshjet e bores. Ngjarja ndodhi ne afersi te fshatit Zotilan, ne komunen e Pirgut. Nje autoveture tip "Benz", me targa TR 6887 R, eshte perplasur me nje kamion me targa turke, 34 GS 5874. Per pasoje ka vdekur 26-vjecari Fatos Kaloshi, nga Peshkopia, i cili udhetonte si pasagjer me mjetin "Benz", qe drejtohej nga bashkeqytetari i tij, Genti Lela. Policia shoqeroi shoferet e te dy mjeteve dhe nisi hetimet, ku si shkak te ngjarjes ka cilesuar boren dhe ngrirjen e rruges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›