E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks per 1 mije leke ne hotel

Artan Cena
Nje 44-vjecare le qytetin e saj, Shkodren, pas divorcit per te gjetur vendstrehim ne Tirane dhe per te mbijetuar, duke siguruar te ardhura nga zanati i prostituimit. Vera D., sipas zyrtareve te policise, eshte kapur ne flagrance oret e para te dites se djeshme ne rrugen "Naim Frasheri", ne hotelin me emrin "Drilon", por ka mohuar akuzen e ngritur gjate marrjes ne pyetje prej agjenteve te antitrafikut. Neser, e dyshuara per ushtrim prostitucioni kundrejt pazarit 1 mije leke per cdo akt seksual, pret qe te dale perballe Gjykates se Tiranes, per te marre masen e arrestit. Pas operacionit, policia ka shoqeruar pervec 44-vjecares edhe dy persona te tjere, per te cilet policia nuk ka dhene informacione, por dyshohet te jene kliente ose mbrojtes te saj.
Nje shume simbolike duhej per te kaluar pak ore nen shoqerine e nje femre dhe kete dyshohet se e bente 44-vjecarja nga Shkodra, qe sipas uniformave blu ushtronte zanatin kundrejt shumes se 1 mije lekeve. Gjithcka ka ndodhur mengjesin e djeshem, kur agjente te zyres se Luftes Kunder Trafiqeve, ne bashkepunim dhe me Patrullat e Pergjithshme, kane bere te mundur arrestimin e gruas, e cila eshte vene nen akuze per prostitucion. Por gjate prangosjes se saj, policia ka shoqeruar dhe dy persona te tjere, per te cilet duket se nuk ka pasur nje urdher ndalimi, pasi kane qene kliente te 44-vjecares nga Shkodra, qe vinte ne kryeqytet per te ushtruar profesionin.
Por pikerisht akuzat e ngritura ndaj saj, Vera D., nuk i ka pranuar, duke pretenduar ne polici se nuk ishte duke ushtruar prostitucion kundrejt perfitimit. Dhe pse e ndaluara ka mohuar, policia ka bere te ditur se beri ndalimin e 44-vjecares, pasi kishte informacione te marra ne rruge operative. Sipas te dhenave te policise, e dyshuara eshte vezhguar per disa dite, ndersa shpeshhere shkonte dhe ne Shkoder, ndersa ishte e divorcuar. Pikerisht pas kesaj ngjarjeje, policia ka derguar ceshtjen ne Prokurorine e Tiranes, e cila do te kryeje dhe hetime te tjera.

Neni 113
Prostitucioni
Ushtrimi i prostitucionit denohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet

Precedentet
23 janar 2008
Pamundesia per te siguruar me shume te ardhura me qellim rritjen e djalit te saj te mitur, e ka detyruar qe, pervec detyres se kamerieres ne lokal, te ushtronte edhe zanatin e prostitutes. Policia e Tiranes arrestoi, afer Universitetit Bujqesor te Kamzes, pronaren e lokal "Mirdites", Dava B., 43 vjece dhe punonjesen 29-vjecare, Brunilda C.

16 janar 2008
Varferia dhe lufta per mbijetese shperngulin nje 37-vjecare nga Fieri per ne kryeqytet me qellimin e vetem qe te fitonte para, duke ofruar seks kundrejt 5 mije lekeve per cdo akt. Tereza G., perfundoi ne qeli pas nje operacioni te policise se Tiranes, ndersa u kap ne hotel.

15 nentor 2007
Vetem 1 mije leke mjaftonin qe nje qytetar ne mes te kryeqytetit te merrte disa ore kenaqesi. Policia e Tiranes ve ne pranga nje 36-vjecare, e cila ushtronte prostitucion ne ambientet e ish-hotel "Drinit". Alketa X., 36 vjece, nga Peqini, eshte kapur ne flagrance.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›