Dorëhiqet ministri i ri grek i financave
Greqi- Ministri i sapoemëruar grek i financave, Vassilis Rapanos, ka dhënë dorëheqjen pa bërë akoma një javë nga marrja e detyrës.
Dorëheqja e tij është konfirmuar nga zyra për shtyp e kryeministrit grek Antonis Samaras, rapoton BBC News.
Asnjë arsye nuk është dhënë për këtë lëvizje. Gjithsesi, Z. Rapanos, ka qënë në spital që prej javës së shkuar për një ekzaminim në stomak.
Z. Samaras gjithashtu po merr veten nga një operacion në sy, që do të bëj atë të mungojë në samitin e Bashkimit Europian këtë javë.
Rapanos ishte kryetar i Bankës Kombëtare greke, u emërua ministër i financave javën që shkoi si pjesë e qeverisë greke të koalicionit tre partiak.
Megjithatë atij iu desh të shtrohej në spital të premten e shkuar, pa mundur të bëjë dot betimin.
Matilda Alku/ IDEA