E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori dhe ministria e Drejtësisë po zbatojnë ligjin

Pas hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë, ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë filluar ngritjen e strukturave për zbatimin e ligjit. Burime nga prokuroria deklarojnë se do të marrin në punë disa persona për përkthimin e kërkesave të huaja që do të mbërrijnë nga autoritetet e drejtësisë së huaj. Personat përkatës do të mbajnë kontakte me zyrat homologe për transferimin e informacionit. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori do të zbatojë ligjin “për marrëdhëniet juridiksionale me shtetet e huaja në çështjet penale”. Ndërkohë, paralelisht me prokurorinë, Ministria e Drejtësisë po harton një listë me personat e huaj të dënuar në shqipëri. Aktualisht ka filluar procedura për transferimin e disa të dënuarve maqedonas që vuajnë dënimin në shqipëri, ndërkohë pala shqiptare duhet të bëjë kërkesë në Maqedoni për transferimin e të dënuarve shqiptarë. E njëjta gjë pritet të ndodhë me dy fqinjët e Shqipërisë, Greqinë dhe Italinë, vende ku ndodhen shumica e të dënuarve shqiptarë jashtë shtetit. Për shkak të kapaciteteve të vogla në burgjet shqiptare, nuk do të ketë transferime masive, ndërsa do të vijnë të burgosurit shqiptarë që kanë probmele ekonomike apo familjarët e tyre nuk kanë të ardhura për ti vizituar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›