E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të transferojë shtetasit e huaj

Dënimi

Shtetasi i huaj që kryen dënimin në Shqipëri, sipas një vendimi të gjykatave vendase, mund të bëjë kërkesë për të vazhduar vuajtjen e dënimit në vendlindje. Burgu është i detyruar të njoftojë të dënuarin që ka të drejtë ta kryejë dënimin në atdhe. Sipas projektligjit, kur në Shqipëri është kryer një vepër penale nga një i huaj me vendbanim në shtetin e huaj, dosja penale mund t‘i transferohet atij shteti për qëllimet e ndjekjes penale dhe gjykimit, me kusht që shteti i huaj të mos kundërshtojë. Ndërkohë, kur autoriteti gjyqësor i huaj thërret si dëshmitar një person të ndaluar në Republikën e Shqipërisë, ai mund të transferohet përkohësisht në shtetin kërkues. Transferimi i përkohshëm i personit bëhet nëse shteti kërkues jep garanci për mbrojtjen dhe kthimin e personit brenda periudhës së përcaktuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›