E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i Krimeve të Rënda, dëshmitar në gjyq

Mashtrimi

E akuzuara për mashtrimin e Shullazit, kërkoi nga Gjykata dëshmitar Kosovën dhe krerë të Policisë


TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, gjatë seancës së radhës në procesin gjyqësor ndaj të pandehurës Albana Laze, e akuzuar për "mashtrim në shuma të mëdha parash", ka pranuar kërkesën e kësaj të fundit për të thirrur me cilësinë e dëshmitarit ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokurorin Adnan Kosova.

Sipas argumentimit të saj, ish-kreu i Krimeve të Rënda, prokurori Kosova ka pasur dijeni në lidhje me premtimin që kjo i kishte bërë të pandehurit Emiljano Shullazi për lirimin nga burgu.

Ndërkohë, gjykata nuk është shprehur me vendim në lidhje me kërkesën e saj të dytë, për thirrjen në proces gjyqësor po me cilësinë e dëshmitarëve edhe krerë të lartë të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj dhe Arben Frashëri duke pretenduar se edhe ata kanë dijeni për këtë çështje. Sipas akuzës, e pandehura Laze është arrestuar në flagrancë në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kishte akuzuar direkt ish-kreun e Krimeve të Rënda, prokurorin Kosova se ishte pjesë e premtimit të lirimit të Emiljano Shullazit dhe Ergys Ferhatit nga burgu kundrejt 150 mijë eurove.


Sipas pretendimit të saj, dëshmitë e këtyre personave e shpëtojnë atë nga akuzat e ngritura ndaj saj, për "mashtrim me shuma të mëdha parash".


Sipas prokurorisë, kundrejt premtimit për lirim me anë të mashtrimit, e pandehura Laze i kishte marrë dy të dënuarve tashmë Emiljano Shullazit dhe Ergys Ferhatit shumën prej 150 mijë eurove, para këto të harxhuara nga vetë e pandehura.


Dy të burgosurit ishin arrestuar në kuadër të operacionit "Identikit" bashkë me 5 persona të tjerë, të akuzuar për "trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike" në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›