E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i ndaloi policisë, vihet në pranga

SHKODËR - Ka rënë në pranga 27-vjeçari Përparim Rrgalla lindur e banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, rreth orës 19:15 të së hënës, në lagjen "Skënderbeg", në vendin e quajtur Fermentim, teksa po udhëtonte me automjetin e tij me targa angleze, ai i është shmangur kontrollit policor, ndërsa për të kishte informacion se transportonte lëndë narkotike.

Gjatë ndjekjes nga blutë 27-vjeçari ka hedhur nga makina një thes prej lini, mbështjellë me qese plastike, që peshonte 6 kg e 750 gr, të mbushur me material bimor që dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


--------------------------------------------------------------------------------



Gjendet një skelet njeriu 15-vjeçar

SHKODËR - Një skelet që dyshohet të jetë skelet njeriu është gjetur pasditen e djeshme në fshatin Selcë të komunës Këlmend. Një banor i këtij fshati, afër shpellës së Cetinës ka zbuluar disa eshtra që mendohet të jenë eshtra njeriu. Menjëherë ai ka lajmëruar në komunë dhe më pas policinë.


Një grup i posaçëm është nisur për të bërë ekspertizën pëkatëse. Burime nga fshati Selcë theksojnë se eshtrat e gjetura janë skelet njeriu dhe kanë dalë në sipërfaqe rreth 30 metra larg rrugës së fshatit, pasi shpella e Cetinës është shembur nën ndikimin e faktorëve atmosferikë.

Sipas banorëve, kafka e skeletit ka një shenjë plumbi pas kokës, në pjesën e veshit, e cila ka dalë tejpërtej dhe skeleti është shumë i vjetër, rreth 15-vjeçar.

Kjo pohohet nga banorë të zonës, ndërsa policia e Shkodrës shprehet se skeleti i përket një njeriu mbi 20 vjeç, por që mund të jetë edhe dikush i varrosur, për shkak se disa ndërtime janë bërë mbi varreza.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›