Në tre muaj, 20 të vetëvrarë në Tiranë
23/04/2005 Shifra është dyfishi i vitit të kaluar. Nga hetimet rezulton se shkaku kryesor është gjendja ekonomike
Janë shtuar dyfish vetëvrasjet gjatë tre muajve të fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për tre muaj, vetëm në rrethin e Tiranës rezultojnë 20 persona të vetëvrarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë femra. Kur gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar nuk kanë qenë më shumë se 10 persona të vetëvrarë në kryeqytet e rrethinat e tij. Nga hetimet e kryera për shkaqet që i kanë çuar këta persona drejt vetëvrasjes, duket se janë kushtet ekonomike dhe konfliktet familjare.
Vetëvrasjet
Vetëm tre muajt e fundit në Prokurorinë e Tiranës janë regjistruar rreth 20 procedime penale të klasifikuara si shkaktim vetëvrasje. Por nga këto procedime nuk rezulton të ketë ndonjë person të dyshuar për shkaktimin e vetëvrasjeve, por të kenë kryesisht shkaqet ekonomike ato që kanë çuar viktimat drejt vetëflijimit. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime policore dhe të organit të akuzës, të cilat sqaruan se në krahasim me këtë hark kohor të vitit të kaluar, është dyfishuar numri i vetëvrasjeve. Burimet sqarojnë se gjatë këtij harku kohor tremujor të vitit të kaluar, kanë qenë regjistruar rreth 10 vetëvrasje. Ndërsa këtë vit rezultojnë 20, duke shtuar edhe gjashtë të ndodhura gjatë muajit janar.
Hetimet
Rritja e numrit të të vetëvrarëve, të cilët nga statistikat rezultojnë të jenë më shumë femra dhe në moshë të re, ka ndikuar edhe në hetimin e çështjeve. Burimet thonë se Prokuroria nuk është mjaftuar vetëm me deklarimet e familjarëve dhe rrethit shoqëror, për shkaqe të mundshme që i kanë çuar këta persona në vetëvrasje, por kanë kryer forma të reja hetimi. Kjo, pasi kohët e fundit u shtuan rastet e femrave të vetëvrara, të cilat ishin edhe frekuentuese të sekteve fetare. Nisur nga një rast, kur një frekuentuese e sektit fetar “Jehovai” mbijetoi, pasi goditi disa herë veten me thikë në bark. Por ajo deklaroi para hetuesve se shkaku kryesor që e kishte shtyrë të kryente një akt të tillë, ishte gjendja e keqe ekonomike. Burimet pohojnë se në të shumtën e rasteve vetëvrasjet ndodhin për shkaqe ekonomike, nga të cilat më pas lindin mosmarrëveshjet. Ndërsa kanë mbetur ende enigmë vetëvrasjet e disa vajzave të mitura dhe të rejave e të rinjve, të cilët dyshohet ta kenë kryer aktin në gjendje të rëndë psikike.
Rastet
Violeta Aga, nënë e dy fëmijëve, tenton të vetëvritet me thikë në bark, por gjendet në kohë nga familjarët që e çuan urgjentisht në spital. Pas kurimit ajo pohoi para hetuesve se kishte tentuar vetëvrasjen për shkaqe ekonomike
Gerta Shano 30 vjeçe, banuese në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit
Bujar Rama, 44 vjeç, banues në Allias, u gjet i vetëvarur nga djali i tij në dyqanin që kishte me qira te “Brryli” në Tiranë. Ai kishte lënë një letër, ku shkruante se po vetëvritej, pasi nuk lante dot borxhet
Vetëvaret me shallin e saj rozë një 23-vjeçare, Blerina Shina, banuese pranë vilave amerikane, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, me profesion inxhiniere
Ermal Liçi, 22 vjeç, banues në Linzë të Tiranës, u vetëqëllua me armë gjahu në oborrin e shtëpisë, duke mbetur i vdekur në vend
Joana Rajdho, 11 vjeçe, nga Tirana, nxënëse e klasës së pestë, u var me shall në dorezën e dritares së banjës në shtëpinë e saj
Esmeralda Cenaj çeli siparin e vetëvrasjeve për këtë vit. 11-vjeçarja nga Fieri u gjet e varur në mbajtësen e peshqirëve në tualet nga prindërit e saj
Eriola Elezi, 13 vjeçe, nga fshati Velçan i Pogradecit, më datën 20 shkurt u gjet e varur në kasollen e lopës në rrethana të paqarta