Gati shkarkimet në Gjykatën e Tiranës, të Sarandës

23/04/2005 Gjykatësit që janë në listën e shkarkimeve presion e kërcënime
Gjykata e Apelit Tiranë do të tkurret së shpejti, me largimin nga detyra dhe të nëntë gjyqtarëve të tjerë. Një reformë e shpejtë ka nisur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Në Gjykatën e Sarandës ka mbaruar inspektimi dhe shkarkimet janë jo të pakta. Priten materialet e kontrollit në gjykatat e rretheve të tjera. Inspektoriati, ka konstatuar shkelje, të cilat me propozim të ministrit janë gati të kalojnë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të marrë masa disiplinore. Burime të besueshme bëjnë të ditur se, shumë gjyqtarë kanë nisur kërcënime, presione, telefonata, duke kërkuar me çdo kusht qëndrimin në detyrat ku janë, ndonëse shkeljet janë të shumta dhe të dukshme. Në këtë gjendje KLD ngjan si në "shtetrrethim" në prag të marrjes së vendimeve.
KLD
Mbledhja e dy ditëve më parë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qenë e "ashpër" dhe më tone të nxehta. Me shumicë votash është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Gjykatës së Apelit Dalip Bushi. Burimet saktësojnë se Presidenti Moisiu ka votuar i pari për shkarkimin, e ish-nënkryetarit të Apelit. Sipas burimeve nga pjesëmarrës në mbledhje, i ndëshkuari ka kërcënuar ministrin e drejtësisë dhe anëtarë të cilët do të votonin kunbdër tij. Pas pesë orë debat vendimi për të votuar pro shkarkimit, ka qenë pothuaj unanim. Dhjetë ditë më parë në lidhje me marrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Fiqirete Mullai, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi dhënien e masës disiplinore të transferimit në një gjykatë tjetër të një niveli më të ulët.
Shkeljet e Bushit
Sipas burimeve nga Këshilli i Lartë i drejtësisë gjyqtari Dalip Bushi ka ndryshuar masën e sigurimit, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi për një të pandehur akuzuar për veprën penale të favorizimit të prostitucionit, me argumentin sepse i pandehuri ka rrezikshmëri të vogël shoqërore, pasi vetë shtetësja e trafikuar A.R e ka ushtruar prostitucionin me qëllim rritjen e ekonomisë së tyre, rrethanë kjo që është konsideruar lehtësuese. Një tjetër vendim që është diskutuar, është dhe ai ku si pas KLD-së gjyqtari Dalip Bushi, ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, në kundërshtim me detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë, çështjen penale me të pandehur Elidon Kotorrin, të akuzuar për disa vrasje, duke ndikuar në shuarjen e afateve të paraburgimit për të pandehurin me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Sipas votuesve pro në shkarkim, gjyqtari Dalip Bushi në kundërshtim me ligjin ka kompesuar një palë paditëse për ndërtim pa leje në lumin e Lanës. Në dhjetor 2003 është dhënë vendimi, për një ndërtim pa leje të një godine pesëkatëshe, duke detyruar shtetin t'i japë një dëmshpërblim palës paditëse në vlerën prej 530 milionë lekësh. Në këtë vendim inspektorët kanë konstatuar shkelje proceduriale.