E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuzhinieri: Ministri do më falë tre muaj burg

23/04/2005  Mustafa Çela është nga Mamurrasi. Që nga dita e parë kur ka ardhur nga Peqini në burgun e Lezhës, punon në kuzhinë. Shprehet se është dënuar me pesë vjet burg në vitin 2001 për veprën penale të plagosjes. "Jam zënë me tri persona dhe më pas i kam plagosur me armë zjarri. E ndjeva që isha gabim. Thirra vetë policinë, madje u dhashë edhe kafe. Pranova fajin e në fund u dënova me 5 vite heqje lirie". Mustafai më pas thotë se ndihej shumë mirë teksa gatuante për bashkëvuajtësit e tij. "Sot takova ministrin, i cili më premtoi se do të më falë 3 muajt e fundit që më kanë mbetur për të vuajtur në burg", tha Mustafai. Çela nuk e fshehu edhe faktin tjetër që, në vitin 1987 kishte provuar burgun e regjimit komunist, pasi ishte deklaruar fajtor për krimin e rrahjes së një bashkëfshatari. Ndërsa, Çela e ndjente veten të priviligjuar, të dënuar të tjerë qëndronin nëpër dhomat e mbyllura me dyer të hekurta. Në çdo dhomë gjendeshin 6 të dënuar dhe paraburgosur. Personeli i këtij burgu shprehej se kushtet nuk janë të këqija, madje të dënuarit e kanë pritur transferimin në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›