PD-ja dhe LSI-ja mendime ndryshe për kërkesën e PS-së
21/01/2009 Debat për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për kartat e identitetit
Partia Demokratike mbështet plotësisht kërkesën e bërë nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për ngritjen e një komisioni të përkohshëm parlamentar, detyra e të cilit do të jetë monitorimi i procesit të pajisjes së qytetarëve me kartat e reja të identitetit, në funksion të përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, njëherësh nënkryetar i kësaj partie, ka deklaruar ditën e djeshme se PD-ja mirëpret nismën e grupit parlamentar të PS-së për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar. “Zgjedhjet e lira janë prioriteti ynë absolut dhe ne e konsiderojmë kërkesën e opozitës për të pasur më shumë akses në monitorimin e infrastrukturës zgjedhore si legjitime dhe si kërkesë të arsyeshme”, - deklaroi shefi i deputetëve demokratë. Duke folur mbi përbërjen e këtij komisioni parlamentar, kreu i grupit demokrat tha se ai duhet të drejtohet nga një dyshe, që do të përzgjidhet nga mazhoranca dhe opozita. “Komisioni duhet të ngrihet nga 2 bashkëkryetar një përfaqësues nga maxhoranca parlamentare dhe një përfaqësues nga opozita”, - tha Patozi. Në lidhje mbi këtë çështje ka reaguar po dje edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Ai ka sulmuar dy partitë më të mëdha në vend, duke thënë se janë përgjegjëse për gjendjen me të cilën po përballen qetarët në procesin e pajisjes me karta identiteti, sepse sipas tij zvarritën pambarimisht Kodin Zgjedhor për ta miratuar atë bazuar mbi filozofinë shumë të gabuar të faktit të kryer. Vasili është shprehur kundër ngritjes së komisionit parlamentar të propozuar nga PS-ja, duke thënë se përgjegjësia kryesore për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti është vetëm e qeverisë. “Përgjegjëse e vetme dhe kryesore për këtë proces është qeveria shqiptare dhe çdo anashkalim i përgjegjësive nga vetja dhe krijimi i bashkëpërgjegjësve fiktivë, përveçse krijon konfuzion në marrjen e masave, na largon nga një objektiv i vetëm, që është pajisja e gjithë qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike për të realizuar zgjedhjet sipas standardeve”, - theksoi zyrtari i lartë i LSI-së. Për kapërcimin e kësaj situate ai propozoi ndër të tjera që qeveria të miratojë një plan emergjent shpërndarjeje që infrastruktura dhe burimet njerëzore përgjegjëse për pajisjen me karta identiteti të funksionojë në 24 orë, të shpërndahen falas karta për shtresat në nevojë. Po ashtu LSI-ja propozon që të trajtohen me emergjencë pajisja e emigranteve. Sipas Lëvizjes duhen përgatitur spote televizive, të cilat të transmetohen me intensitet maksimal per te sensibilizuar opinionin publik, si dhe qeveria duhet të informojë në mënyre të detyruar dhe të përjavshme për numrin e të pajisurve me karta identiteti. “LSI-ja ka ngritur me kohë dhe vazhdimisht shqetësimin e saj shumë të madh lidhur me pengesat dhe vonesat shumë serioze që po paraprinin për muaj e muaj të tërë fillimin e procesit të paisjes me karta identiteti për arsye të kohës shumë të paktë në dispozicion dhe mungesës së infrastrukturës përkatëse të domosdoshme për këtë proces”, - theksoi Vasili.