E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, “arrest me burg” burrit që vrau bashkëshorten

21/01/2009  Mbrojtja e Shpëtim Zhllimës: Ishte i dehur

TIRANË- Prokuroria kërkoi që 39-vjeçari, Shpëtim Zhllima, që vrau gruan të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë që pala mbrojtëse i kërkoi gjykatës të njoh edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Sipas mbrojtjes, i pandehuri ka qenë nën efektin e alkoolit dhe në këto kushte ai mendon se ka qenë i papërgjegjshëm për veprën që ka kryer. Për akuzën nuk ka shpjegim vrasja e bashkëshortes, e cila ka ardhur pas një grindje të mëparshme dhe në orët e vona të natës. I pandehuri u arrestua tre ditë më parë në shtëpinë e tij pak kohë pasi qëlloi me thikë mbi bashkëshorten Nafije Zhllima. Prokuroria tha dje se i pandehuri është marrë në pyetje dhe ka treguar se mban mend që është grindur me gruan, por nuk i kujtohet momenti kur ka marrë thikën dhe më pas e ka qëlluar për vdekje disa herë në trup. Në momentin e ndalimit të pandehurit i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›