E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, 2 vëllezër akuzohen se vrane një të ri

Dy vëllezërit Meta dyshohen se janë autorë të vrasjes me armë të ftohtë (thikë) të 20 vjeçarit Jeton Ferhati në qershor të këtij viti në Laprakë të Tiranës, pas një konflikti që patën me njëri tjetrin për motive të dobëta. 

TIRANË- Dy vëllezër janë vënë nën akuzë nga prokuroria për vrasjen e një të riu në Tiranë.
Burime nga Prokuroria e rrethit Tiranë bënë të ditur sot se kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar për shqyrtim gjyqësor çështja penale në ngarkim të vëllezërve Elvis dhe Ervin Meta, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç, të akuzuar për veprat penale të "vrasjes në bashkëpunim" dhe "vjedhjes".
Dy vëllezërit Meta dyshohen se janë autorë të vrasjes me armë të ftohtë (thikë) të 20 vjeçarit Jeton Ferhati në qershor të këtij viti në Laprakë të Tiranës, pas një konflikti që patën me njëri tjetrin për motive të dobëta.
Pas ngjarjes së rëndë, forcat e policisë së Tiranës arrestuan si autor të saj njërin nga vëllezërit Meta, Elvisin, ndërsa shpallën në kërkim vëllain e tij, Ervini. Tashmë, ndaj tyre pritet të nisë procesi gjyqësor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›