Komisioni Evropian: Do të mbështesim Shqipërinë për heqjen e regjimit të vizave

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha priti në një takim Shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtme më Komisionin Europian Luigi Soreca, i cili ishte i shoqëruar nga kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri Z. Helmut Lohan. Në këtë takim Ministri Basha informoi Z. Soreca për ecurinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Duke u ndalur tek planet e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar Ministri Basha bëri të ditur në këtë takim hapat e ndjekur për instalimin e plotë të sistemit të informacionit për kontrollin kufitar TIMS, për analizën e informacionit kriminal MEMEX, si dhe për kontrollin e kufirit detar. Shefi i Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë Luigi Soreca duke vlerësuar përparimin e bërë në kriteret më të rëndësishme për liberalizimin e vizave, u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe do të ketë në vijimësi mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për konkretizimin e të gjithë hapave të nevojshëm deri në arritjen e një propozimi konkret për liberalizimin e vizave.
...