Pr/ligji: Ministria e Financave mund të përgjojë tatimorët e doganierët
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin për përgjimet, duke i dhënë hapësirë edhe Ministrisë së Financave për të kontrolluar telefonatat. Financat: Do luftojmë evazionin fiskal. Mungon opozita.
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për përgjimin e telekomunikacioneve", të propozuara nga Ministria e Financave.
P/ligji parashikon që Ministria e Financave të përfshihet ligjërisht tek organet që mund të bëjnë përgjime për veprimtarinë e organeve tatimore dhe doganore. Kjo duke pasur parasysh faktin se ministri i Financave ka në dispozicion forca policore që veprojnë me atributet e oficerit të policisë gjyqësore.
Në relacionin shoqërues të draftit përcaktohet vënia në lëvizje e një departamenti operativ hetimor pranë tatim-doganave për të investiguar veprimtarinë e tatimorëve dhe doganierëve, si dhe për të siguruar të dhëna të domosdoshme mbi realizimin e detyrave të tyre ligjore.
(s.g/BalkanWeb)