Denoncohet e humbur, gjendet e trafikuar

16/02/2005 Nis procesi gjyqsorë për dy tutorët te Krimet e Rënda.
Drejt Liljana Koçit në fund të dhjetorit 2001 i dërgon vajza e quajtur Alma Plaku. Ishin shoqe dhe banonin në të njëjtin fshat. Fillimisht Alma Plaku njihet me shtetasin Baftjar Gjana. Ky i fundit është paraqitur me emër të rremë dhe vetëm shumë vonë është mësuar se kishte mashtruar me anë të një certifikatë të falsifikuar. Baftjari sipas prokurorit të çështjes sapo ka parë Alma Plakun, ka menduar se si vajzë ishte shumë e mirë për në Itali. Kështu pasi lidhet me Almën, Baftjari kërkon edhe një vajzë tjetër. Shoqja e tij Alma e njeh me Liljana Koçin. Një ditë Alma se bashku me Liljanën dalin në Sauk. Aty takojnë Baftjar Gjanën së bashku me shokun e tij Xhevair Lusha. Dy djemtë i mbushin mendjen vajzave të zbresin në Tiranë për të pira kafe. Kështu bëjnë. Pas kafes, dy çiftet futen në një apartament të prezantiuar si shtëpia e Xhevair Lushës. Ky i fundit është munduar t'i mbush mendjen Liljana Koçit për të ikur në Angli e filluar një jetë të re. E ka kundërshtuar disa herë dhe më pas është detyruar të pranojë së bashku me Alma Plakun.
Mashtrimi
Baftjar Gjana dhe Xhevair Lusha të dy nga Kukësi, kanë hipur shoqet e tyre në autobuzin e Vlorës. Ato janë shoqëruar nga dy djem të tjerë. Prej andej vajzat në fund të dhjetorit 2001 me gomone kanë mbërritur në brigjet e Italisë. Bashkë me Almën dhe Liljanën kanë mbërritur në Itali dhe dy vajza të tjera njëra prej të cilave quhej Rozeta. Në Napoli, Liljana ka treguar se është takuar me Baftjarin dhe Xhevairin. Dy javë ka qëndruar në një dhomë së bashku me Xhevairin, i cili mundohej ta trajtonte si të dashur. Muajin e parë, Xhevairi e ka trajtuar shumë mirë Liljanën. Ndërsa muajin e dytë i ka thënë të dalë për të punuar së bashku me Almën. Liljana në sigurimin e provës është shprehur se nuk e dinte çfarë pune bënte Alama. Ndërsa kjo e fundit e ka porositur të shkonte me të sepse do ta mësonte se si të sillej me klientët. Kur Liljana ka mësuar se Alma punonte si prostitutë ka kundërshtuar. Por pas kësaj ka hasur në keqtrajtime të shumta. Baftjari së bashku me Xhevairin e keqtrajtonin. Deri sa Liljana në këto kushte pranoi të punonte. Fitonte 700 mij lireta në ditë. Fillimisht paratë ia merrte Alma Plaku, ndërsa më vonë i dorëzonte tek Xhevairi. Një muaj pasi kishte dalë në rrugë, Liljana shkëputet dhe në stacioni ne trenit në Torino takon një djalë shqiptarë që e ndihmon për të kaluar në Belgjik. Me të qëndron disa kohë në Belgjik, për të kaluar më pas në Francë. Në Paris një shtetas francez me emrin Neim Gili, e merr në shtëpinë e tij. Jeton me të një vit. Sapo ka shkuar në Francë, vajza ka shkuar në Ambasadën tonë duke kërlkuar ndihmë. Në 20 shtator 2004 Liljana Koçi kthehet në shtëpi
Denoncimi
Në datë 4 dhjetor 2001, babai i Liljana Koçit bënë kallzim për humbjen e vajzës. Në datë 17 shkurt 2001, kallzimi penal pushohet për mungesë provash. Ndërsa në 7 tetor 2003 prokuroria pranë shkallës së parë rinis edhe një herë hetimet, pasi babai i Liljanë Muharremi kishte marr kontakt me vajzën e cila i tregon gjithçka. Në 21 janar 2004 prokuroria e shkallës së parë shpall moskopetencën dhe në 26 janar 2004, çështja regjistrohet tek krimet e rënda. Liljana Koçi gjatë kohës që ka qëndruar në Itali ka komunikuar vetëm një herë me familjen nën ndikimin e Xhevair Lushës.