Te pandehurit e droges pranojne akuzen
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka pranuar gjykimin e shkurtuar per dy te pandehurit, Bledar Balliu dhe Aleksander Kolici, te akuzuar per "trafik te lendeve narkotike" ne bashkepunim. Dje, avokatet mbrojtes i kane kerkuar gjykates gjykimin e shkurtuar, ashtu sic edhe jane aktet ne fashikull. Kerkesa e mbrojtjes eshte pranuar nga togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Sander Simoni. Ne seancen e radhes, prokurori do te lexoje dhe konkluzionet e tij perfundimtare dhe do te kerkoje masen e denimit per dy te pandehurit.
R.C