E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria 28 dosje në gjykatë për njohje të vendime të huaja



Prokuroria e përgjithshme nga janari e deri në korrik të këtij vitit ka dërguar 28 dosje në Gjykatën e Tiranë për njohje të vendimeve të huaja. Falë bashkëpunimit me shtete të ndryshme të vendit. me anë të letërporosive ka mbërritur informacioni për një numër të konsiderueshëm shqiptarësh se i kanë llogaritë e hapura me drejtësitë e atyre vendeve. Sipas ligjit bashkë me dosjen, drejtësitë e huaja sjellin informacionin edhe mbi vendndodhjen e shqiptarëve. Kryesisht dosjet që kanë mbërritur kanë qenë për falsifikim dokumentesh. Numrin më të madh të tyre e zënë ato që janë dhënë vendime nga Gjykata e Prizrenit.
Gjykata
Gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për dosjet në fjalë. Për pjesën më të madhe të tyre janë dhënë vendimet. Për disa dosje është vendosur pushimi për shkak se dokumentacioni nuk ka qenë i plotë. Ndërkohë nuk mungojnë edhe pranimet e vendimeve. Të akuzuarve iu është dashur të paguajnë gjobat që iu janë dhënë nga gjykatat e huaja për t’i shpëtuar burgut.
Ligji
Ministria e Drejtësisë, kur i vjen një vendim penal i dhënë jashtë shtetit ndaj shtetasve shqiptarë ose të huaj ose pa shtetësi, por me banim në shtetin shqiptar, ose ndaj personave të proceduar penalisht në shtetin shqiptar, i dërgon prokurorit pranë gjykatës së rrethit të vendbanimit ose vendqëndrimit të personit, një kopje të vendimit dhe dokumentacionin përkatës, bashkë me përkthimin në gjuhën shqipe. 2. Ministria e Drejtësisë kërkon njohjen e një vendimi penal të huaj edhe kur çmon se në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare ky vendim duhet të ekzekutohet ose t'i njihen efekte të tjera në shtetin shqiptar. 3. Prokurori i bën kërkesë gjykatës së rrethit për njohjen e vendimit të huaj. Nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ai mund t'u kërkojë autoriteteve të huaja informacionet që i çmon të nevojshme.

28 dosjet për njohjen e vendimeve të huaja
Prokuroria e Rrethit Tiranë (Rexhep Coka) Njohje e Vendimit penal të huaj Altin Abdiu
Prokuroria e Rrethit Tiranë Vexhi Misini Njohje e Vendimit penal të huaj Bledar Abdullai Pushuar 11.07.2008
Pretendohej se ishte dënuar nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Tiranë (Luan Shehu) Njohje e Vendimit penal të huaj Martin Deda Pranuar 26.03.2008 Është dënuar me 300 euro nga Gjykata e Prizrenit. Dënimi i është konvertuar në 365 mijë lekë shqiptare.
Prokuroria e Rrethit Tiranë Artur Agalliu Njohje e Vendimit penal të huaj Ilir Mustafaj Pushuar 27.03.2008
I dënuar nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Tiranë Fazan Palushi Njohje e Vendimit penal të huaj Fehmi Petku Pushuar 27.03.2008
I dënuar nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Tiranë Mitat Sadiku Njohje e Vendimit penal të huaj Shefkie Demiraj Pranuar 07.04.2008 i dënuar me 200 euro për falsifikim dokumentesh nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Tiranë Brahim Kololli Njohje e Vendimit penal të huaj Fatmira Hajdari Kthim Aktesh 11.02.2008 I dënuar nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Tiranë Shpëtim Alia Njohje e Vendimit penal të huaj Kreshnik Omari Pranuar 29.05.2008
I dënuar nga Gjykata e Prizrenit. Gjykata shqiptare njeh vendimin dhe Alias i duhet të paguajë rreth 300 mijë lekë.
Prokuroria e Rrethit Tiranë Besian Pesha Njohje e Vendimit penal të huaj Sokol Tona Kthim Aktesh 12.03.2008
I dënuar nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Tirane (Kastriot Shero) Njohje e Vendimit penal të huaj Ridvan Hado Pranuar 29.04.2008
I dënuar nga Gjykata e Prizrenit me 30 mijë lekë gjobë për falsifikim dokumentesh
Prokuroria e Përgjithshme Artur Doko, Gezim Komini, Albert Kurti, Genci Lamaj, Bledi Molla, Tarzan Mullaj Njohje e Vendimit penal të huaj Gerd Hoxha Pushuar 22.01.2008
Njohje e vendimit penal nr.18/04, dt. 21.04.2004 të
Gjykatës e Apelit për Krime të Rënda, Milano, Itali,
Prokuroria e Rrethit Durrës (Qamil Tola) Njohje e Vendimit penal të huaj Gjin Gjoni Pushuar 20.02.2008 I dënuar nga Gjykata e Prizrenit për falsifikim dokumentesh me 50 euro gjobë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës (Shkelzen Tota) Njohje e Vendimit penal të huaj Ridvan Hado Pranuar
17.07.2008 I dënuar nga Gjykata e Prizrenit me 15 ditë burg për kalim të paligjshëm të kufirit
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kukës Safet Sulollari Njohje e Vendimit penal të huaj Ilir Mustafaj Pranuar 11.03.2008 I dënuar nga Gjykata e Prizrenit për kalim të paligjshëm të kufirit me 15 ditë burgim
Prokuroria e Rrethit Tiranë Spartak Selim Davacaj Njohje e Vendimit penal të huaj Ilir Çeliku Pranuar 03.06.2008i dënuar nga gjykata e Prizrenit për falsifikim të dokumenteve
Prokuroria e Rrethit Kukës Tomor Aliaj Njohje e Vendimit penal të huaj Martin Deda Pranuar 10.04.2008 I dënuar nga Gjykata e Prizrenit për falsifikim dokumentesh me 30 mijë lekë gjobë
Prokuroria e Rrethit Kukës (Robert Dunga) Njohje e Vendimit penal të huaj Kreshnik Omari Kthim Aktesh 02.05.2008
Prokuroria e Rrethit Kukes Agim Cengu Njohje e Vendimit penal te huaj Fehmi Petku I dënuar nga Gjykata e Prizrenit
Prokuroria e Rrethit Lushnjë Arlinda Mehilli Njohje e Vendimit penal të huaj Arben Kostandini Pranuar 17.04.2008 E dënuar nga Gjykata e Prizrenit për falsifikim dokumentesh me 140 euro
Prokuroria e Rrethit Kukës Luan Kola Njohje e Vendimit penal të huaj Gerd Hoxha Pranuar 06.06.2008 Është dënuar nga Gjykata e Prizrenit me 4 muaj burgim
Prokuroria e Rrethit Kukës Gezim Karanxha Njohje e Vendimit penal të huaj Gjin Gjoni Pushuar 21.05.2008 I dënuarg nga Gjykata e Prizrenit për kalim të paligjshëm të kufirit
Prokuroria e Rrethit Tiranë Delandushe Mihaxhiri Njohje e Vendimit penal të huaj Ilir Mustafaj
Prokuroria e Rrethit Tiranë Nazmije Rahipih Njohje e Vendimit penal të huaj Ilir Çeliku
Prokuroria e Rrethit Tiranë Erzen Sokolaj Njohje e Vendimit penal të huaj Sokol Tona
Prokuroria e Rrethit Tiranë Zenepe Basha Njohje e Vendimit penal të huaj Petrit Çomo
Roland Xeba Njohje e Vendimit penal të huaj Bujar Krasniqi Pushuar 13.06.2008
Prokuroria e Rrethit Tirane Roland Xeba Njohje e Vendimit penal të huaj Martin Deda
Prokuroria e Rrethit Tirane Berlet Bilalli Njohje e Vendimit penal të huaj Gjin Gjoni
Prokuroria e Rrethit Tirane Pëllumb Havaraj Njohje e Vendimit penal të huaj Petrit Çomo Pranuar

8 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›