E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i gjykatës së Milanos për 7 shqiptarët



Prokuroria e Përgjithshme Tiranë ka sjellë për gjykim kërkesa penale më objekt njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Milano, Itali, ndaj Fatlum Kadijës, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në burg”, në IEDP “Jordan Misja”, Tiranë; Artur Doko adresë e panjohur; Gëzim Komini adresë e panjohur; Albert Kurti adresë e panjohur; Genci Lamaj adresë e panjohur; Bledi Molla adresë e panjohur; Tarzan Mullaj adresë e panjohur. Përsa i përket kërkesës së paraqitur nga prokurori për ndarjen dhe veçimin e gjykimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Milano, Itali ndaj të dënuarit Fatlum Kadija, nga gjykimi i kërkesës për njohjen e vendimit të sipërpërmendur për të dënuarit e tjerë Artur Doko, Gëzim Komini, Albert Kurti, Genci Lamaj, Bledi Molla dhe Tarzan Mullaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të ndërmjetëm vendosi ndarjen dhe veçimin e gjykimit të kërkesës për njohjen e vendimit ndaj të dënuarit Fatlum Kadija, nga gjykimi i kërkesës për njohjen e vendimit ndaj të dënuarve të tjerë të lartpërmendur në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. Gjykimi për të dënuarin Fatlum Kadija ka përfunduar me njohjen e vendimit penal. Për pjesëtarët e tjerë prokuroria e ka depozituar të njëjtën kërkesë në Gjykatën e Fierit.

8 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›