Prokuroria, 45 ditë kohë për të gjetur prova për Ben Qimen
Prokuroria e Tiranës ka 45 ditë kohë për të gjetur prova për të vënë në pranga përfundimisht Arben Isufajn (Ben Qimja). Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Tiranës, ku është kërkuar që Ben Qimja të qëndrojë në qeli, pavarësisht se Gjykata e Lartë ka vendosur se personi në fjalë duhet të lirohet. Në fakt, ngatërrimi ligjor është kryer disa javë më parë. Prokuroria e Tiranës ka siguruar një provë, e cila hidhte sadopak dritë mbi mënyrën e vrasjes së shtetasit Pirro Koçiu. Materialet ishin marrë nga familjarët e viktimës, të cilët kishin kryer një akt-ekspertimi në Angli të pistoletës që është kryer vrasja. Nga të dhënat rezultoi se në pistoletë kishte shenja të Arben Isufajt. Në bazë të kësaj prove, prokuroria kërkoi në gjykatë arrestimin e Ben Qimes. Shkalla e Parë dhe e Apelit vendosën të pranojnë kërkesën e organit të akuzës. Dosja është ankimuar në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi të mos e pranojë kërkesën e organit të akuzës, ndërsa urdhëroi që personi në fjalë duhet të lirohet. Vendimi është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit i ka kthyer një përgjigje Gjykatës së Lartë, se personi në fjalë nuk është i arrestuar. "Si mund të lirojmë një person që nuk është në burg?!!!" ishte përgjigjja e organit të akuzës drejtuar Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit mori sërish në dorë kërkesën dhe pritet shqyrtimi këto ditë. Pikërisht kjo hapësirë ligjore ka shpëtuar drejtësinë nga një skandal. Gjithsesi, gjatë ditës së djeshme çështja ka pasur disa episode. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Arben Isufajt, ndërsa organi i akuzës fillimisht ka kërkuar lirimin dhe më pas, duke u konsultuar me policinë, vendosi masën e ndalimit. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se kanë depozituar një kërkesë për vlerësimin e masës së arrestit në gjykatë, ku kërkojnë lënien në burg 45 ditë të Ben Qimes, për të siguruar një provë nga Anglia. Organi i akuzës do të dërgojë në ditët në vijim një letër-porosi në Londër me qëllim mbërritjen zyrtarisht të aktit të ekspertimit të pistoletës, që dyshohet se ka ekzekutuar Pirro Koçiun. Për këtë ngjarje, prokuroria ka nën hetim Arben Isufajn, i cili është arrestuar disa ditë më parë në Tiranë.
I njohuri Ben Qimja akuzohet nga drejtësia shqiptare për vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, ngjarje e ndodhur më datë 12 gusht të vitit 2002 në rrugën "Him Kolli" në Tiranë. Pas hetimeve të njëpasnjëshme, i arrestuari është evidentuar dhe më pas është arrestuar gjatë një operacioni special të uniformave blu. Policia kishte dështuar dy herë në përpjekjet e saj për të vënë në pranga biznesmenin nga qyteti i Fierit. Arben Isufaj, i shpallur në kërkim që në shkurt të vitit 2006, dyshohet për vepra të ndryshme penale, herën e fundit ka arritur të çajë rrethimin e policisë në Fier. Dështimi i operacionit të madh, me përfshirjen e forcave të rendit dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë, u bë publik vetëm 24 orë pasi Ahmet dhe Arben Isufaj, xhaxha e nip, duke përdorur edhe armët, arritën t‘u shpëtonin prangave.
Dosja
Prokuroria akuzon Qimen për një vrasje
Prokuroria e Tiranës ka rihapur dosjen e ekzekutimit të Pirro Koçiut në muajin shkurt të këtij viti, pas interesimit të familjarëve të tij. Këta të fundit kishin paraqitur një provë në organin e akuzës, të cilën e kishin siguruar vetë. Bëhej fjalë për aktin e ekspertimit të pistoletës që është vrarë Koçiu. Pistoleta është marrë në Angli dhe i është nënshtruar privatisht një akti të ekspertimit. Në pistoletë rezultuan shenja gishtash të Arben Isufajt, çka hodhi dyshimin se një nga bashkëpunëtorët ishte edhe i ashtuquajturi Ben Qimja. Prova është servirur në organin e akuzës dhe në bazë të saj ka filluar procedimi penal. Hetuesit e çështjes dyshuan se një nga autorët e vrasjes së Koçiut ishte edhe Arben Isufaj, për të cilin kërkuan në gjykatë arrestimin e tij. Gjykata e Rrethit dhe Apelit vlerësoi si të drejtë kërkesën e prokurorisë, por Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë provën e servirur nga organi i akuzës të marrë privatisht. Sipas gjykatës, ekspertiza private e kryer në Londër nuk mund të quhet provë ligjore.