E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: 5 vjet burg francezit për trafik

Shkodër- Deklarimin fajtor dhe dënimin me pesë vjet burgim ka kërkuar sot Prokuroria e Shkodrës për shtetasin francez, Viktor Raymond Saint-Val, i akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike të vjedhura.

Përfaqësuesja e akuzës, Marjan Shtjefni ka kërkuar këtë dënim për 20-vjeçarin francez, pasi ai e ka realizuar veprën penale më shumë se një herë. Viktor Raymond Saint-Val, me kombësi e shtetësi franceze është ndaluar pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Shkodrës, pasi ka futur në Shqipëri një autoveturë të deklaruar të vjedhur në Francë.

Ai ka hyrë në vendin tonë në 7 prilli të 2008-ës, nga Muriqani dhe gjatë kontrollit rezultoi se automjeti i tij, tip BMË-X5 ngjyrë gri, me targë 42AFG93, prodhim i vitit 2005 ishte denoncuar i vjedhur në Francë.

Pas verifikimeve të mëtejshme të bëra nga policia është konstatuar se shtetasi francez kishte hyrë dhe dy herë të tjera në Shqipëri, në vitet 2006 dhe 2007 dhe automjetet me të cilat ka hyrë në territorin tonë, në të dy rastet kanë qenë të denoncuara si të vjedhura në Francë. Ndërkohë që ai, ka lënë vendin tonë pa këto automjete.

Para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Tonin Sterkaj, francezinuk ka foluar asnjë fjalë, por vetëm ka kërkuar ujë, ndërsa avokati i tij ka kërkuar tre ditë afat për të përgatitur mbrojtjen e klientit të vet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›