E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga policit, qëlloi më armë pas humbjes në bingo

Vlorë- Një punonjës policie është vënë në pranga me akuzën e shkatërrimit të pronës dhe prishje të qetësisë publike. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, bëhet e ditur se 25-vjeçari Aleksandër Isufi është arrestuar, sepse ka qëlluar më armë në një lokal lojrash fati.

Efektivi ka qenë në një lokal lojrash fati në lagjen "28 nëntori" ku ka luajtur për disa orë. Humbja e njëpasnjëshme ka bërë që polici të reagonte dhunshëm, madje të nxirrte pistoletën e shërbimit, duke shkaktuar panik në lokal.

Sipas policisë, efektivi ka humbur një shumë prej 2 milionë lekë duke luajtur, e në inat e sipër pas kësaj ka qëlluar me pistoletë si dhe prishur një nga kompjuterat e qendrës. Pas kësaj ai është larguar nga lokali, ndërsa ka qenë pronari i lokalit që ka bërë kallëzimin penal në ngarkim të tij për shkatërrim të pronës.

Menjehrrë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ekzaminuar gjithë elementët. Plumbat e gjetur në lokal ishin të njëjtë me ata të pistoletës së shërbimit të policit, i cili prej dy vjetësh ishte angazhuar në strukturat e forcave të rendit.

Tashmë mbi efektivin që shërbente me forcat e rendit në Drejtorinë e Policisë rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës dhe prishje të qetësisë publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›