Prokuroria 80 komisionerë në hetim
25/11/2004 TIRANË -Katër dosje penale ka hapur Prokuroria e Tiranës për më shumë se 80 persona të cilët sipas hetuesve kryeqytetas, kanë qenë komisionerë të zgjedhjeve të fundit lokale në Tiranë. Burime zyrtare nga organi i hetimit, thanë se ky institucion, ka hapur katër procedime penale në ngarkim të ish-komisionerëve të zonave të votimit për zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë. Të gjithë këta persona, janë kallëzuar për ndjekje penale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ-ja i ka denoncues komisionerët për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe btaktisje të detyrës, ditën e zhvillimit të votimeve, në 13 tetor të vitit të shkuar. Sipas kallëzimeve të bëra nga KQZ-ja në Prokurori, por edhe sipas hetimeve të këtij institucioni, personat që po hetohen, kanë braktisur qendrat e votimit ku ishin ngakruar me detyrat e komisionerëve, ditën e zhvillimi të zgjedhjeve. Sipas hetuesve, braktisja e detyrës nga shumica e komisionerëve, është bërë shkak për mungesën e procesverbaleve të procesit të votimit dhe më pas, për ripërsëritjen e procesit në kryeqytet. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë dje se në kallëzimin e bërë nga KQZ, thuhet se veprimi i paligjshëm i komisionerëve është vënë re mbrëmjen e 13 tetorit 2003, kur pjesa më e madhe e qendrave të votimit, nuk i kanë dorëzuar procesverbalet në KQZ. Më pas vetë komisioni Qendror është interesuar dhe komisionerët që kanë qënruar në detyrë, kanë pohuar se kolegët e tyre e kishin braktisur detyrën duke u bërë pengesë për numërimin e votave dhe nënshkrimin e procesverbaleve.