E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau në Londër, arrestohet në Tianë

25/11/2004  Vrau në Londër gjashtë vjet më parë dhe arrestohet në Tiranë. Ermal Sinani është prangosur dje nga specialët e policisë së Tiranës, pas një urdhërarresti që vinte nga Britania. Prokurorët e ishullit mbretëror kanë gjetur si gjithnjë në Tiranë mbështetjen dhe gatishmërinë maksimale të kolegëve dhe policisë. Ermal Sinani akuzohet për vrasjen e Edmond Çullhajt dhe plagosjen e dy të tjerëve në Londër, gjashtë vjet më parë. Hetuesit londinezë kishin bërë gati gjithçka dhe dosja ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme. Anglezët kanë qenë të pranishëm, kur policia e kryeqytetit ka bërë arrestin e të kërkuarit për vrasje. Sinani, sipas Prokurorisë e ka kryer këtë vepër në bashkëpunim me Florian Metallën, që është arrestuar në korrik të këtij viti në Tiranë. Metalla është një nga pengmarrësit e Fatjon Demirlikës, të cilit i kërkuan 100 mijë euro në këmbim të lirisë.

Ngjarja në Londër

"Në vitin 1998, në një rrugë në kryeqytetin britanik është gjetur i vrarë një emigrant klandestin, nga Shqipëria, si dhe janë plagosur dy persona të tjerë që ishin me të", kanë pohuar hetuesit e çështjes. Viktima dyshohej se ishte përfshirë në një rrjet trafikantësh të drogës dhe shitblerje makinash të vjedhura. Dëshmitarët që arritën t'i shpëtonin vdekjes, pohuan për policinë vendase se autori ishte një bashkëpunëtor i tyre i vjetër. Identifikuan Florian Metallën, nga Durrësi. Më pas zbulohet se bashkautor është dhe Ermal Sinani. Ekzekutorët arratisen dhe nuk dalin nga rruga e krimit. Grupi hetimor ka pohuar se, viktima duhet t'i shlyente një shumë të madhe paundësh "mikut", një borxh që kishte si origjinë punë të dyshimtë, implikim në trafik. Afati kishte kaluar, duke u lënë shkas lindjes së shumë dyshimeve. Derisa Metalla e Sinani kanë vendosur të zgjidhin me plumba pazarin.

Arrestimi i Metallës

Në korrik, forcat e Komisariatit nr.3 kanë prangosur 28-vjeçarin Florian Metalla. I riu nga Sukthi i Durrësit, u prangos mbrëmjen e së martës, nën akuzën e implikimit në pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, më 18 korrik. Sipas policisë, ai ka shërbyer si koordinator, si njeri shumë i besuar për pengmarrësit e Demirlikës. Veç faktit se ata ishin mes tyre miq, Gjergj Cukali, një nga krerët e marrjes peng, kishte motër gruan e 28-vjeçarit nga Sukthi. Metalla kërcënonte babanë e pengut. "Tërhiq denoncimin dhe dorëzo paratë në varrezat e Tufinës. Mos harro se ne dimë gjithçka. Me të marrë eurot, nuk kemi më punë me ju. Do të ikim në hesapin tonë. Por, nëse kallëzimi yt për zhdukjen e Fatjonit vijon të jetë në komisariat, ne jemi të rrezikuar në çdo çast nga prangat e policisë", e këshillonte i ndaluari të atin e dëshpëruar. Pas shumë telefonatave, grupi hetimor arriti të lokalizonte vendndodhjen e Metallës. Prej asaj dite, ai nisi të survejohej nga agjentët. E kursyen deri në momentin kur shpresonin të nxirrnin të reja për hetimin, pastaj u prangos nga policia.

15 vrasje shqiptarësh në Londër, 14 të zbardhura

Tiranë-Londër ka qenë së paku deri tani ura më e mirë e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë. Të gjitha janë bërë pas viteve '90. Shumica e krimeve mes shqiptarëve janë bërë me thika. Investimi i britanikëve ka qenë në të vërtetë i jashtëzakonshëm. Miliona dollarë kanë kushtuar hetimet, aksionet dhe operacionet. Në sajë të bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, autorët në kërkim janë arrestuar dhe pjesa më e madhe e tyre janë dënuar nga gjykatat. Nga të gjitha ngjarjet, 14 prej tyre janë zbardhur dhe përfunduar së hetuari.

Arrestimi i tre pengmarrësve të Fatjon Demirlikës

Në datë 23.07.2004, rreth orës 06.00, forcat e Komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas një operacioni të suksesshëm në fshatin Grabian të Lushnjës bënë të mundur arrestimin e shtetasve:

Gjergji Pjerin Cukali, i vitlindjes 1979, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë me 7 vjet heqje lirie për plagosjen e një shtetasi, grabitjen e një motori në Lushnjë, falsifikim dokumentesh, si dhe shpërndarje droge

Ledjo Todhe Lito, i vitlindjes 1980, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik dhe shpërndarje droge

Eduart Halim Skukaj, i vitlindjes 1981, lindur në Grabian të Lushnjës e banues në Tiranë, i padënuar më parë

Operacioni

Informacionet e marra në rrugë operative rezultuan se, shtetasit Gjergj Cukali dhe Ledio Lito fshiheshin në fshatin Grabian të Lushnjës në banesën e shtetasit Ejup Skukaj, xhaxhai i shtetasit Eduart Skukaj. Në orët e para të mëngjesit, në bazë të një plani operacional të hartuar me shumë kujdes, duke patur parasysh edhe rrezikshmërinë që paraqisnin personat e lartpërmendur, forcat e Komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës dhe forcat e Komisariatit të Policisë së Lushnjës, kanë kryer operacionin në fshatin Grabian dhe rreth orës 06.00 u bë e mundur t’i vënë në pranga personat e kërkuar.

Pengmarrësit

Ilir Kudumi

Gjergji Cukali

Ledio Lito

Eduard Skuka

Florjan Metalla

Adriatiku... në Itali

Kontrolli në banesë

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ejup Skuka u bllokuan me cilësinë e provës materiale dy pistoleta dhe një armë automatik kallashnikov, të cilat i mbanin pa leje. Nga hetimet paraprake rezulton se me këto armë është realizuar edhe pengmarrja e shtetasit Fatjon Demirlika. Në mesnatë, forcat e Komisariatit të Policisë nr.3 kanë bllokuar dhe sekuestruar në një parking në rrugën “Asim Vokshi” edhe automjetin tip “BMV X 5”, në pronësi të shtetasit Fatjon Demirlika, automjet me të cilin është marrë peng ky shtetas. Autorët e pengmarrjes i kishin ndërruar automjetit targat dhe kishin vendosur targa të huaja.

Vrasja e Endri Shimës, shokut të pengut

Endri Shima, miku i Fatjon Demirlikës është qëlluar para derës së shtëpisë së pengut. Shima u qëllua nga dy persona në një motor, teksa po gatitej të hynte në oborrin e vilës së mikut të tij 23-vjeçar. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe Ermal Çaushllari dhe vëllai i Shimës, Lorenci. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.45, kur para portës së jashtme të shtëpisë së Shkëlqim Demirlikës u zhvillua skena rrënqethëse, që shkaktoi dy të plagosur. Burime zyrtare nga Komisariati nr.1 bëjnë të ditur se, 2 persona të armatosur, ende të paidentifikuar nga policia, qëlluan mbi Endri e Lorenc Shimën si dhe Ermal Çaushllarin. Atentatorët kanë qenë hipur mbi një motor të madh dhe të pamaskuar. Ata u kishin zënë pritë viktimave para derës së vilës. Shima vdiq pak ditë më vonë në spital.

Arrestimi i Metallës

Ndalohet nga forcat e Komisariatit 3, Florian Metalla. 28-vjeçari, nga Sukthi i Durrësit, u prangos mbrëmjen e së martës, nën akuzën e implikimit në pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, më 18 korrik.

Koordinatori

Florian Metalla ishte njeri shumë i besuar për pengmarrësit e Demirlikës. Veç faktit se ata ishin mes tyre miq, Gjergj Cukali kishte motër gruan e 28-vjeçarit nga Sukthi. Marrëdhëniet shoqërore ndërthureshin me ato nepotike, çka e forconte pozicionin e të ndaluarit në grupin kriminal. Burime zyrtare nga Komisariati 3 bëjnë të ditur se Metalla ka qenë pjesë e pengmarrjes që në fillim të saj. Ai nuk është futur në të, pas identifikimit nga policia, siç ka gjasa të jetë Eduart Skuka. "Durrsaku luante rolin e ndërlidhësit së banditëve me Shkëlqim Demirlikën. Të dielën e 18 korrikut, Florian Metalla kontaktoi disa herë në telefon me atin e pengut", saktësojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›