Prokuroria: “Ambasadat sjanë burim i përgjimit Nano-Abdiu”
25/11/2004 TIRANË –Përfaqësitë diplomatike në kryeqytetin shqiptar, përjashtohen nga dyshimet se janë burimi i dokumentit ku është transkriptuar biseda “Nano-Abdiu”. “Ambasadat nuk mund të jenë burimi i dokumentit të publikuar nga deputeti Nikollë Lesi, në formën e transkriptimit të një bisede, mes shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu”, thanë për gazetën burimet nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas zyrtarëve të lartë të këtij institucioni, akuza ka konfirmuar gjatë këtyre ditëve se, materiali nuk ka dalë nga zyrat e ambasadave të akredituara në Tiranë. “Nisur nga dëshmitë e deputetit Nikollë Lesi dhe botuesit Mero Baze, të cilët kanë folur për një ambasadë, e cila, sipas tyre e zotëronte materialin, Prokuroria kontaktoi zyrtarisht, sipas procedurës ligjore me përfaqësitë diplomatike”, u shprehën zyrtarët e akuzës. Sipas tyre, përgjigjja ka qenë se ambasadat nuk ishin njohur me dokumentin.
Hetimi
Por hetimi për burimin e dokumentit nuk ka përfunduar thjesht “me një verifikim në ambasadë”. Hetuesit kanë shkuar më tej, kur kanë verifikuar lidhjet e mundshme mes autorit të transkriptimit (Sokol Koçiu), dhe ndonjë përfaqësie diplomatike në Tiranë. Kësaj radhe është konfirmuar se, Sokol Koçiu, nuk kishte asnjë kontakt dokumentar me ambasadat. Persona të tjerë që dyshohen për bashkëpunim në kryerjen e përgjimit bashkë me Koçiun, kanë rezultuar se nuk kanë patur kontakte me përfaqësitë diplomatike.
Sekreti
Pasi kanë kryer edhe disa veprime të tjera proceduriale, të cilat, sipas Prokurorisë, përbëjnë sekret edhe për ambasadat, hetuesit kanë marrë nga personeli i ambasadave edhe garancinë sipas rregullores së tyre. Kjo rregullore përcakton qëndrimin e ambasadave, për të mos cënuar sekretin e shtetit ku janë akredituar dhe kryejnë funksionin e tyre diplomatik. Përgjigjja e ambasadave ka qenë se, dokumenti “Lesi”, edhe nëse do t’u ishte ofruar nga persona privatë, nuk do ta kishin marrë në konsideratë. Ambasadat kanë konfirmuar se asnjë institucion shtetëror, nuk ua ka paraqitur dokumentin, por Prokuroria nuk përjashton mundësinë që dokumenti të jetë në duart e ndonjë punonjësi të ambasadave, për të cilën verifikimi vijon.
Deklarimet e botuesve
Gjatë seancës së marrjes në pyetje në Prokurori, deputeti Nikollë Lesi dhe botuesi Mero Baze kanë paraqitur në Prokurori materialin që zotërojnë për bisedën Nano-Abdiu. Të dy dokumentet e paraqitura nga deputeti Lesi dhe botuesi Mero Baze në Prokurori, u kanë mbërritur zotëruesve të tyre me anë të faksit. “Një numër telefoni ndodhet në kokën e materialit të paraqitur në Prokurori nga Baze dhe Lesi. Ky numër telefoni nuk rezulton të ketë qenë ndonjëherë në shërbim të ambasadave apo personave që kanë shërbyer në përfaqësitë diplomatike të akredituara në kryeqytetin shqiptar”, thanë hetuesit, duke pohuar se ky verifikim i imtësishëm, ka qenë edhe momenti kur Prokuroria ka përjashtuar ambasadat nga hetimi, i cili kërkon të identifikojë burimin e materialit. Hetuesit, pas këtij verifikimi, kanë mundur të zbardhin kohën e vërtetë në të cilën dokumenti ka shkuar në duart e deputetit demokristian.
“Biseda Nano-Adbiu”
Në seancën parlamentare, ku do të votohej për imunitetin e tij në datën 8 nëntor të këtij viti, deputeti demokristian Nikollë Lesi, paraqiti materiale, sipas të cilave, Kryeministri Nano ishte i përfshirë në trafikun e armëve. Sipas dokumenteve Lesi, një përgjim i zhvilluar në orën 17.40-18.05 të datës 15 dhjetor 1997 në mjediset e hotel “Rogner” në Tiranë, ka regjistruar Kryministrin Nano duke diskutuar me Fehmi Abdiun për trafikun e armëve. Sipas Lesit, Nano kërkonte nga kreu i atëhershëm i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fehmi Abdiu, krijimin e lehtësirave ligjore në Kodin Penal për trafikun e armëve. Lesi paraqiti edhe një dokument tjetër, në të cilin një dëshmitar i aksidentit të Shkallnuerit, fajësonte kreun e Qeverisë si autor. Të dy këto dokumente nuk janë vërtetuar ende në mënyrë zyrtare, pasi po i nënshtrohen ekspertizës shkencore.