nentori 7, denim me heshtje, interviste me piktorin Besim Tula
28/11/2004 Nëntori 7 , historia vazhdon
Edicioni i 7 i Nëntorit është ekspozitë e pikturës që duam apo s’duam ne apo të tjerë faktorë e subjekte arti, tregon se dëshira për të ekspozuar është më e fuqishme se një varg paragjykimesh që ngrihen dhe në kohët tona, mbi natyrën e krijimit e të ekspozimit. Me dashje apo pa dashje, ky aktivitet realizon diçka që dikur ishte e dënueshme. Ideja konfuciane, të lulëzojnë 100 lule pra 100 shkolla, e cila u përdor edhe politikisht në shek. E kaluar, gjen vetveten me këtë organizim. Siç edhe e dijmë furtunat idelogjike që kaluam, u zëvendësuan pas viteve ’90 nga furtuna të modës, të komericialitetit e rregullave të reja të konceptit pranues kuratorial. Nëse ekspozojnë se bashku me disa breza, ku një pjesë janë ish pedagogët e brezit pasardhës apo dhe mësues të detyruar të dogmës e pjesa tjetër pesues të saj pra studentët e tyre, kjo ndodh për faktin se të gjthë ndjehen të lirë e pa komplekse, bashkëvuajtës e bashkëudhëtarë në rrugën pa fund të artit. Historia vazhdon, ashtu si pema që vazhdimisht nxjerr degëza të reja por trungu edhe rrënjët janë po ato, sepse secili ndjek historinë vetjake të unit e krijimit, pa dashur të pengojë apo të shkelë të tjerët...Pjesëmarrësit janë individë profesionistë që nuk kërkojnë të fshihen pas një projekti kuratorial, por të shfaqin aftësitë e tyre dhe si e perceptojnë ata krijimin artistik duke marrë përsipër edhe dështimin personal nëse ai ndodh ndonjëherë. Rreziku për një rast të tillë është monotonia, gjendje e cila nuk ka lënë pa prekur edhe ekspozitat e quajtura revolucionare apo avangarde pas viteve ’90, tregues se arti nuk lëviz me fushata e as nga dëshira e mirë e kuratorëve. Besoj se arti, së pari është gjuha më sipërore e identitetit njerëzor e më pas nëse shpreh edhe aspiratat e një grupi mund të jetë kombëtar, ideologjik etj.
Nëntori, si aktivitet ekspozimi luajti rolin e një dere të hapur për ata që u ndjenë të përjashtuar, por dera nuk mund të hapet pa kufi.
Atje mund të futesh apo të dalësh, për çdo kubaturë dhome e ka një limit e për këtë arsye pjesëmarrësit nuk mund të jenë pa kufizim, me gjithë e mirë të miqve themelues. Nuk do merrja guximin ta quaja Nëntor 7 ngjarje, jo vetëm për faktin se kjo fjalë është banalizuar mjaft, por sepse besoj se aktiviteti në fjalë shërben si pedane për individët prej të cilëve pritet të shpalosen vlerat e tyre, pra punën më përfaqësuese të vitit e më pas mund të flitet për ngjarje.
Stefan Taçi
Piktorët e ekspozitës “Nëntori7” braktisen nga Ministria e Kulturës; zyrat e ministrisë humbin projektin e një viti më parë pa dhënë asnjë shpjegim; Mes heshtjes dhe mospërfilljes mbi 20 piktorë më të njohur nuk kanë para as për katalogimin e ekspozitës
Nëntori 7
“dënim” me heshtje
Emrat e piktorëve si Llambi Blido, Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza a Sali Shijaku studiuesi Ferid Hudhri i ka përfshirë në historinë e artit figurativ shqiptar “Shqipëria nëpërmjet artistëve”, të cilët bëjnë pjesë në ekspozitën “Nëntori” që arriti në edicionin e 7 këtë vit. Mes tyre ka emra të një brezi më të ri ssi Edmond Gjikopulli, Brikena Bërdo a Merita Selimi duke mos përmendur këtu dhe brezin e mesëm.
Keqkuptimi më i madh i tyre është se kanë marrë nofkën “piktorë të traditës”, ndërsa pohojnë se janë krijues, që ruajnë formën më të pastër të procesit krijues në telajo ashtu sic ka lindur vizatimi në muret e shpellave, të krijuarit me dorë pa mjete të gatshme.
Ky është argumenti i prezantimi të tyre ndërsa prej vitit që shkoi ata mbajnë në kurriz fyerjen e radhës. Inxhinieri, ose ministri i Kulturës, Blendi Klosi as që i njeh. Kur shkoi për vizitë tek “Kafazi i Artë”, një program televiziv që piktorët e quajnë të rëndomtë, që nuk ka lidhje me kulturës, sigurisht që piktorët e mësipërm u kujtuan se ata duhej t’i shikonte të paktën ministri i tyre. Sepse për mbështetje nuk bëhet fjalë.
Përkundrazi, grupi prej më shumë se 20 piktorësh, janë të shtërnguar të flasin këtë herë. Në edicionin e shkuar kur ministër kulture ishte Arta Dade ata patën dorëzuar në zyrën e projekteve artistike dosjen e projektit të ekspozitës, ku ishin shënuar shpërblimet financiare për fituesit e edicionit.
Por ajo dosje humbi. Memoja me firmë dhe urdhërin e financimit të projektti nga Arta Dade ishte asgjesuar. Kjo ishte përgjigja që kanë marrë piktorët kur iu është dashur të dijnë se si shkoi fati i projektit, të paktën të merrnin paratë për fituesit e “Nëntorit”. Kjo kohë përkonte tani me fillimin e punës të ministrit të ri, Klosit. Përgjigja ka qenë një: Letra e firmosur nga Dade ka humbur, po ashtu dhe projekti, dhe për këtë arsye nuk mund të jepej asnjë lek. Projekti ishte pezulluar.
Fituesve të vjetshëm iu dhanë veçse një copë letër në dorë, si dëshmi për çmimin. Ky ishte një organizim i brendshëm i vetë piktorëve. Ndërsa këtë vit, një prej tyre, piktori Besim Tula tregon se janë të lodhur nga ideja se duhet të servilosesh, se duhet të ndahen paratë e projektit me individë në ministri, me trokitje të vazhdueshme dhe zvarritje, me mospërfillje dhe mosrespektim....kanë hequr dorë nga të kërkuarit para tek Ministria e Kulturës. Dashamirësia e fondacionit zvicerian “Pro Helvetia” iu shpëtoi projektin që këtë vit u katandis vetëm në dërgimin e ca ftesave dhe nja dy posterave. Vetëm hirësia e traditës prej shtatë vitesh të kësaj ekspozite, dhe pasioni i piktorëve bënë që këtë vit të hapej sërish “Nëntori”. Dhe pak ditë do të qëndrojnë të varur punët në muret e Galerisë Kombëtare, duke përjetuar stinën më të heshtur dhe më të lodhur sepse as kritika, as miqtë dhe kolegët nuk e kanë zbërthyer gojën, ndërsa ministri i Kulturës bëhet “kafazier”.
V.Murati
Tula: Jo piktorë të “traditës”, por krijues në origjinë
Shpesh thuhet se ekspozita “Nëntori” përfshin piktorët e traditës, duke i menduar për krijues që kanë ndjekur vazhdën e realizmit para ’90-ës. Çfarë përfaqëson realisht grupimi juaj?
Arti nuk është një gjë e prerë me thikë. Nuk mund të ketë një art pa traditë sepse është siç thuhet rëndom si një gjë pa kujtesë. Arti njeh vetëm një lloj rregulli që artisti lidhet me kohën dhe transmeton emocionet e kohës si në penel, video, performancë apo instalacion, ndodh një zgjedhje e gjuhës së tij. Ndërsa ne kemi zgjedhur të përdorim gjuhën që nga lindja e artit, që nga shenjat e para ku ai vizatohej në muret e shpellës e deri në kohën tonë, pra përdorim atë që quhet pikturë dydimensionale e realizuar me dorë, pa ndihmën e mjeteve të gatshme. Pra, kjo është mënyra jonë e të bërit pikturë. Kjo mesa duket vazhdon të mos kuptohet mirë si shprehje sepse shumë media të paformuar mirë nga ana profesionale për kohën e shkurtër të cilën kanë në dispozicion arrijnë që një frazë e dikujt, të thënë pa përgjegjësi ose pa nivel kulturor arrin ta shpërndajnë. Atëhere kjo kthehet në një fjalor i cili shumëfishohet tek të gjithë, por kjo si teknikë në të gjithë botën, stimulohet dhe ka vendin e saj krahas gjithë fushave të tjera. Ne preferojmë të vetquhemi kështu, kurse realisht jemi thjesht krijues që punojmë me profesionalizëm në formën e saj, që ka ardhur nga koha e shpikjes. Është një gjë që nuk është e thënë nga ne dhe se nuk jemi ne që do ta mbyllim.
Dhe pak ditë mbyllet ekspozita ndërsa asnjë zë nuk ka folur për “Nëntorin, ka një lloj heshtje totale. Si e shpjegoni këtë?
Kultura tek ne tani ka marrë karaterin spektaklit. Kjo vjen ngaqë në drejtim të kulturës, në këto vite vazhdimisht kanë ardhur njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë fare me kulturën, dhe çuditërisht kanë pranuar me kënaqësi që të marrin përsipër të drejtojnë një fushë që është shumë e ndërlikuar, që kërkon të njohësh të kaluarën dhe diçka të njohësh nga e ardhmja. Pra, të dish të seleksionosh të shohësh ato veprimtari të cilat vërtetë kanë një vlerë për t’u stimuluar, nga ato veprimtari që kanë shumë bujë brenda dhe zgjasin pak orë. ku derdhen sasira të mëdha lekësh etj. Kjo është një difekt mjaft i madh i kulturës. Por meqë kultura tek nuk ndikon as në ekonomi, as në politikë lejohet të vazhdojë në këtë formë. Tjetër gjë është se ato që drejtojnë poshtë figurave të larta, shefat e departamenteve apo këshilltarë janë tepër të rinj dhe nga mungesa e kulturës së plotë bien pre e aktiviteteve thirrëse, të ditës. Sigurisht që këtu nuk mund të lë jashtë as ministrin, i cili nuk erdhi ta shikonte këtë ekspozitë.
Asnjëherë nuk ka pasur kurator ekspozita, pse keni bërë këtë zgjedhje?
Çdo drejtim artistik ka gjetjet e saj. Kuratori ka lozur një rol shumë të rëndësishëm në skenën artistike botërore dhe ka qenë një pamje e re, e organizmit të artit
Arti nga një stad i caktuar para viteve ’60, me kuratorët mori një domethënie të re. Ideja që kuratori shpërndante ishte një lloj nyje lidhëse për të gjthë artistët, Spektatori kur shkonte në ekspozitë shikon një gjë që vazhdonte nga një vepër tek tjetra duke pasqyruar ngjarjen ose idenë. Sigurisht edhe kjo ka difektet e veta spese kjo dhunon aritstët dhe i detyron ato që për atë vit të bëjë atë që thotë kuratori. Kjo ne na duket një lloj burgimi dhe sigurisht nuk kemi asgjë kundër, por duam të vazhdojmë në formë tjetër pa kurator, ai të jetë vetëm organizuesi mbledhësi dhe seleksionuesi por jo ai që do t’i rrijë në kokë krijuesit. Krijuesi tek ne është 100% i lirë, por ama do të ketë mangësinë e tjerëve, një kurator që kujdeset për të bërë zhurmë. Këtu do ta ketë minus.
Ministria e Kulturës na mashtroi
Besim Tula
Vitin e kaluar ne bëmë një projekt për ekspozitën “Nëntori 6”, ku do të jepnin disa çmime, për disa autorë dhe njëkohëisht do të bënim një katalog modest për veprat e artistëve, ku ky aktivitet të skedohej, të kishte jetë më të gjatë. Trokitëm pranë ministrisë së Kulturës në mënyrë të rregullt duke paraqitur projektin, të cilin e dorëzuam në zyrat e ministrisë. Përgjigja e fundit që na erdhi ishte se kishte humbur projekti të cilën e kishte aprovuar ministrja Dade, por nuk po e gjenin. Për këtë arsye nuk kishin mundësi, që të paktën, të shpërblenin artistët në mënyrë modeste. Sa për albumin nuk bëhej fjalë. Autorët e çmimit ishin Edmond Gjikopulli, Niko Progri, Gëzim Tafa, Nazmi Hoxha, Qirjako Meniko etj, të cilët nuk i morën lekët, përveç fletës së zakonshme ku shënohej se ishin vlerësuar me një çmim pa donacion nga pas. Kjo sigurisht e bën mjaft qesharake aktivitetin dhe ne jemi ndjerë të fyer. Çmimet mund të ishin 2-3 mijë dhe diçka afër 3 mijë lekë shkonte i gjithë aktiviteti.
Aty kuptova që në Ministri nuk ekziston një ecje e rregullt, e një kërkese nga një zyrë në tjetrën. Aty është një mekanizëm i tërë, që po nuk i qëndrove prapa nuk funksionon. Nuk e kuptoj se si të dorëzohet projekti dhe të mbesë në një zyrë e të mos vazhdojë në të tjera. Kjo është një gjë shumë e trishtuar, që nuk ke çfarë të bësh ose të bërtasësh ose t’ju japësh kafe, o duhet të fyesh...Pra nuk ekziston një ecje normale e një veprimtarie nga fillimi deri në fund pa pasur nevojën e të harxhuarit të kohës duke i qëndruar mbrapa, të shtyrit me shkop. Por aty punohet 8 orë dhe pesë ditë në javë.
Menaxheri jonë është paraqitur disa herë dhe në drejtorinë e projekteve artistike i është deklaruar në fund se ka humbur urdhëri që ka firmosur ish- ministrija Dade.
Për këtë arsye është pezulluar miratimi i projektit. Sigurisht shkuam lamë një letër për ministrin, sqaruese, mbase dhe pak me nota proteste, por asnjë përgjigje deri më sot nuk kemi marrë. Nuk e kuptoj se si mund të drejtohet kultura në këtë formë. Sigurisht jam krejt i shqetësuar bashkë me kolegët e mi, i demoralizuar ngaqë në krye të kulturës vijnë njerëz që nuk janë profesionistë dhe kjo po ndodh vazhdimisht.
Për këtë arsye aktivitetet barazohen, nivelohen duke dalë në plan të parë ato që bëjnë zhurmë. Aktivitetet që quhen të rrugës, skenës, ndriçmimit thithin fonde më të mëdha për të cilat sponsorizuesit japin më lehtë para sepse ju del emri. Por ministria e kulturës prandaj është e kulturës, ajo duhet në një farë mënyrë të mendojë e balancuar se si të stimulojë aktivitetet të tjera që nuk kanë këtë dukje, fancë. Sigurisht ishte mjaft prekëse kur pashë ministrin e kulturës të vizitojë “Kafazin e Artë”, një aktivitet krejt i rëndomtë. Kurse kur shkon ministri i kulturës aty brenda do të thotë që ai aktivitet gëzon një individualitet, ka një superioritet nga të tjerat. Për këtë ndjehemi mjaft të dëshpëruar.