Prokuroria: Babai i Emmy-t të dorëzojë provat që ka
22/03/2011 Kontakti me makinën ka qenë anësor
TIRANE- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar babait të këngëtares Elsina Hidersha (Emmy) që të paraqitet para prokurorëve për të dhënë shpjegime dhe provat që disponon lidhur me vdekjen tragjike të vajzës së tij. Kërkesa e Prokurorisë së kryeqytetit ka marrë shkas nga disa dalje publike të babait të Emmy-t, i cili ka theksuar se disponon prova të pakundërshtueshme që Azis Kelmendi e ka vrarë Emmy-n brenda në makinë. Mirëpo sipas hetimeve të kryera nga përfaqësues të organit të akuzës rezulton se prekja e këngëtares me makinën tip “Tuareg” ka ndodhur në pjesën anësore të mjetit. Sipas ekspertëve të aksidenteve rrugore, zakonisht makina shtyp me pjesën e parme ose të pasme sepse ato janë mundësitë e lëvizjes. Ata theksojnë se në një rrugë të drejtë automjeti nuk zhvendoset asnjëherë anash. Këngëtarja Elsina Hidersha u gjet e vdekur në rrugë, pasi dyshohet se në mënyrë të qëllimshme është goditur me makinë nga ish-i dashuri i saj Azis Kelmendi. Ky i fundit aktualisht mbahet i izoluar në qeli, megjithëse ka shprehur keqardhje për aksidentin tragjik.