E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Burg dhe gjobe per Jani Tafen

Redinalda Caushaj
Premtimet e deshtuara dhe denoncimi i bere nga nje kengetare, me emrin e artit "Shakira", per trafikim me qellime prostitucioni, rrezikon t'i kushtoje 16 vite burg dhe nje gjobe 700 mije leke, te pandehurit Jani Tafa. Kjo eshte pretenca e kerkuar dje nga Prokuroria e Krimeve te Renda ndaj 31-vjecarit qe asnjehere gjate procesit nuk i ka pranuar akuzat. Organi i akuzes ka hequr dore nga thirrja si deshmitare edhe e kengetares Elda Shabani, e njohur me emrin e artit "Madona", duke u mjaftuar me deshmine e 21-vjecares qe ka bere kallezimin, Eneida I., qe ka rrefyer historine e trafikimit nepermjet mashtrimit, tre vjet me pare ne Itali. Tafa vete e kishte quajtur si hakmarrje te kengetares meqenese ai ishte i lidhur ne te njejten kohe edhe me nje vajze tjeter.
Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin me 16 vjet heqje lirie dhe me 700 mije leke gjobe te Jani Tafes. Ne te gjitha seancat e zhvilluara ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nuk u paraqit per te deshmuar kengetarja Elda Shabani. Edhe pse togat e zeza jane shprehur se do te kryejne shoqerimin e kesaj te fundit me force per ne gjykate, ky urdher nuk u zbatua dhe organi i akuzes doli direkt ne pretence. Nderkohe qe vete vajza e demtuar, Eneida I., 21 vjece, e njohur dhe si "Shakira", ka treguar historine e saj para togave te zeza dy seanca me pare.
Vete i pandehuri 31-vjecar, Jani Tafa, i ka hedhur poshte akuzat e ngritura, duke e quajtur nje hakmarrje te ish-te dashures se tij, Eneida I., per nje lidhje tjeter intime qe ai kishte. Perplasjet mes te dyja paleve kane marre fund dje, kur prokuroria ka shpallur edhe konkluzionet e saj perfundimtare. I pandehuri Jani Tafa rrezikon plot 16 vjet heqje lirie. Nderkohe qe ne seancen e radhes mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet perfundimtare, ku pritet te kerkoje pafajesi. Jani Tafa akuzohet se ka konsumuar vepren penale te "trafikimit te femrave per shfrytezim prostitucioni". Tafa u arrestua ne vitit 2005 pas denoncimit te Eneida I., 21 vjece, qe ne kohen kur pretendon trafikimin ishte vetem 18 vjece. Sipas deshmise se saj ne gjykate, Tafa e kishte mashtruar, duke e derguar ne Itali dhe me pas nxjerre ne rruge me qellime prostitucioni. Pas kthimit ne Shqiperi, vajza, qe tashme eshte kengetare, e ka denoncuar.
Vajza qe denoncoi Tafen
Eneida.I, 21 vjece, e njohur ndryshe me emrin e artit edhe si "Shakira", ka qene edhe deshmitarja kyc e ketij procesi. Vajza e cila ka bere dhe padine kunder Jani Tafes, sipas hetimeve te prokurorise, eshte njohur krejt rastesisht me te ne nje lokal ne Durres. Pasi kane qendruar per disa kohe te lidhur bashke me pas jane larguar per ne Itali edhe per t'u martuar. Sipas deklaratave te vete vajzes, fillimisht gjithcka shkonte mire, nderkohe qe me pas Tafa e ka nxjerre ne rruge.
Si u kap 31-vjecari
Jani Tafa u arrestua me 22 prill te vitit 2006 ne kryeqytet, nga sektori i Antitrafikut te Drejtorise se Policise Tirane. Kapja e tij u be vetem disa dite pas riatdhesimit te Eneida I., vajza e cila edhe e denoncoi. Mbi Tafen rendon akuza e "trafikimit te femrave me qellim prostitucioni". Por ne asnje seance 31-vjecari nuk pranoi akuzen, duke e quajtur si nje hakmarrje, pasi ish e dashura e denoncoi sepse ai e tradhtoi me nje tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›