E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyu gruan ne vetevrasje, 2,5 vjet burg bashkeshortit

Pendesa, dhe pranimi i akuzes gjate rrefimit para trupit gjykues, eshte bere shkak i nje denimi te bute te dhene dje nga Gjykata e Tiranes per burrin e akuzuar se shtyu ne vetevrasje ish-gruan e tij, pese muaj me pare. Tomor Merja, 38 vjec, eshte denuar dy vjet e gjysme heqje lirie dhe nga ky vendim perfiton ulje nje te tretat e mases se dhene, per shkak se eshte aplikuar gjykimi i shkurtuar. Prokuroria kishte kerkuar vetem dy vjet heqje lirie gjate pretences, ndersa gjykata dha gjashte muaj me teper, por me gjykim te shkurtuar. Merja akuzohej se si pasoje e keqtrajtimeve te vazhdueshme ndaj gruas se tij 34-vjecare Ornela Prifti, ne banesen e tyre ne lagjen Kombinat te kryeqytetit, e ka shtyre ate ne vetevarje ne kushte depresioni. Vendimi eshte dhene nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Bledar Abdullai, i cili deklaroi ne fund te gjyqit se 38-vjecari do te vuaje nje vit e 8 muaj burg. Nje seance me pare, prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates shpalljen e Merjas fajtor dhe denimin e tij me dy vjet heqje lirie. Nderkohe qe togat e zeza e kane denuar Merjan me 6 muaj me shume sesa kerkesa e paraqitur nga ana e akuzes. 38-vjecari, sipas dosjes se Prokurorise se Tiranes, pese muaj me pare, per shkak te konflikteve te herepashershme ne cift, ka shtyre ne vetevrasje bashkeshorten Ornela Prifti, qe u gjet e varur ne banjen e shtepise, nje vile 3-kateshe ne rrugen "Hamdi Cenoimeri". Sipas akuzes, 34-vjecarja u vetevar me nje litar, ndersa disa minuta me pare ishte grindur me te shoqin. Cifti Merja kishin dy femije dhe, sipas hetimeve te kryera, 38-vjecari e keqtrajtonte ish-gruan per motive te dobeta, duke sjelle edhe ngjarjen tragjike.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›