Agjenti i SHISH që u gjet i djegur, hetonte pronat e gjyqtarit Konomi
DURRËS- Mbetet mister ngjarja e djeshme në Durrës, ku u gjet i djegur në automjetin e tij Isa Çopa, oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se vazhdojnë hetimet në lidhje me vdekjen e 49-vjecarit, por deri tani pista kryesore është vetëvrasja, megjithatë policia nuk përjashton dhe pistën e vrasjes.
Vdekja e Isa Çopës është pasqyruar dhe në shtypin shqiptar, ndër to ‘Gazeta Panorama’, në të cilët thuhet se 49-vjecari po hetonte prej mëse një muaji për pronat e gjyqtarit vlonjat Skërdilajd Konomi, i cili u vra muajin e kaloi gjatë një atentati me eksploziv.
Duke cituar burime jozyrtare shkrimi në ‘Gazetën Panorama’ vijon me argumentin se SHISH-i i Durrësit ishte angazhuar pasi gjyqtari Konomi ishte në konflikt të hapur për pronësinë e më se 300 hektarëve tokë në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe se bashkë me oficerin Isa Çopa në automjet janë djegur dhe një sërë dokumentash të rëndësishme.
Ndërkaq koleget e tij kanë thënë për ‘Gazeta Shqiptare’ se 49-vjecari ishte i fiksuar se do ta largonin nga puna, ndaj dhe kjo mund të ketë shkaktuar vendimin për vetëvrasje.
Ndërkohë që vetë familjarët nuk kanë pranuar të japin deklarata publike, pa dalë përfundimet e hetimeve.
Sipas tyre Isa Çopa ishte njeri i rregullt dhe korrekt dhe se nuk ka patur asnjë konflikt personal, familjar apo në punë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)