E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: "Hetimet për vdekjen e Matildës, mbi mjekimin e pakujdesshëm".

 

Prokuroria bën të ditur se hetimet e vdekjes së 17-vjeçares nga Korça Matilda Petriti janë fokusuar në 'mjekimin e pakujdesshëm'. Matilda vdiq për shkak të hemoragjisë, pasi kishte operuar disa herë bajamet. Janë marrë në hetim dy mjekët të cilët kanë kryer ndërhyrjen kirugjikale për heqjen e bajameve të 17-vjeçares. Rezultatet e përfundimit të hetimit do të përcaktohen nga raporti i mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj. Por nga ky institucion bëhet e ditur se mjekët mund të pezullohen nga puna, por gjithçka do ta vendosë ekspertiza, përgjigjet e së cilës nuk kanë dalë ende. Mësojmë se klinika private e Pogradecit është pezulluar nga puna për shkak të hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›