E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit: "Të mbyllet burgu i Burrelit"

 

Burgu i Burrelit duhet të mbyllet sa më parë, pasi është i pabanueshëm dhe nuk përmbush asnjë standard për të mbajtur 236 të dënuarit që janë aty. Ka qenë institucioni i avokatit të Popullit që ka kërkuar një gjë të tillë. Po nga ky institucion është përpiluar një raport i detajuar për burgun e sigurisë së lartë. Raporti shkruan se në këtë burg mungon ngrohja, ka mbipopullim, ka lagështirë, mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza dhe ushqimi është me cilësi të dobët.

Eksperti i këtij institucioni Ervin Karamuco është shprehur se : "Ai burg duhet të ishte mbyllur me kohë sepse është i pabanueshëm. Po të shohësh regjistrin mjekësor të burgut sheh se shumica e të dënuarve vuajnë nga ftohja". Kërkesa për mbylljen e këtij burgu nga institucioni i avokatit të popullit vjen pas inspektimeve disa ditore pas arratisjes së dy të burgosurve Fran Marashit dhe Preng Lleshit pasi në fakt të burgosurit janë ankuar se po keqtrajtohen fizikisht dhe mendërisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›