E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës

 

KAVAJË-Aqif Haveriku, kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës ka dhënë sot dorëheqjen pas kërkesës së një grupi këshilltarësh për mocion votëbesimi ndaj tij. Në mbledhjen e zhvilluar sot, pas debateve të ashpra Haveriku i LZH-së vendosi të japë menjëhereë dorëheqjen. Ai erdhi në këtë post në dhjetor 2006 pas një marrëveshje PD-LZHK. Por në mbledhjen e sotme Aqif Haveriku denoncoi korrupsionin e administratës së Bashkisë, duke përfshirë edhe vetë kreun e saj. Ai theksoi se nga miliona fonde për investim, asnjë tender nuk është fituar nga firmat lokale. Përveç kësaj hodhi dyshime edhe për veprimtarinë e Drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki, duke kërkuar ngritjen e një komisoni për kontrollin e aktivitetit të vetë bashkisë, por kjo solli përplasje mes tij dhe kreut të bashkisë, gjë që çoi edhe në dorëheqjen e tij, nga posti i kreut të Këshillit Bashkiak

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›